VIDEO-SYRI TV/ Skandal gjatë vizitës së Begaj në Kosovë, Presidenti refuzon takimin në selinë e LDK

13:37, 16/08/2022
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj bëhet shtetari i parë shqiptar që refuzon të shkojë në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë që të dështojë takimi i planifikuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmi u konfirmua nga vetë zyrtaret e LDK-së të cilët shprehen keqardhjen për refuzimin e Presidentit Begaj për të shkuar në selinë qendrore të partisë. LDK-ja e konsideron të pazakontë qasjen e Begajt dhe nga ana tjetër thekson se zyrat e kësaj partie do të jenë gjithmonë të hapura për zyrtarët e shtetit shqiptar.

Nga SYRI TV

Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka refuzuar të takohet me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe drejtuesit e tjerë të kësaj partie në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi i planifikuar për tu zhvilluar rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ka dështuar për shkak të insistimit të Presidentit Begaj për të mos shkuar në seline e LDK-së, partisë së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Lajmi u konfirmua nga vetë zyrtarët e LDK-së të cilët në një reagim për mediat në Prishtinë evidentojnë faktin se Bajram Begaj është shtetari i parë shqiptar që refuzon të shkojë në selinë qendrore të LDK-së.

‘Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj’, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK e konsideron qasje të pazakontë refuzimin e Begajt për t’i takuar drejtuesit në zyrat e partisë.

‘Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë. LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar, siç ka qenë përherë’, thuhet në reagimin e bërë nga LDK-ja.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Presidentit Bajram Begaj, që nga moment kur mori detyrën, por udhëtimi i tij 2 ditor drejt Prishtinës, do te shënjohet nga refuzimi skandaloz që ai i bëri takimit në selinë e partisë më të vjetër dhe më të rëndësishme të historisë politike të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj16/08/2022 15:21

Pyetje për ata që mund t'ju kujtohet: -Në Rrogozhinë, ka patur shumë matrapazë kuajsh, arixhinjë?-.

Psikologu16/08/2022 15:01

Për këto shfaqje jemi njësh. Zgjidhja: takimi as tek zyra e ldk, as tek kuvendi por psh. tek biblioteka, ose tek ndonjé institucion serioz dhe të sigurt. Prandaj tall bythën Sërbi me ne. Thirrini urtësisë, nuk merret leja nga EU për të pirë aspirinën.

Shto koment

Denonco