Rexhep Shahu: Havzi Nela ka qenë antikomunist pa negocim

Rexhep Shahu: Havzi Nela ka qenë antikomunist pa negocim

20:53, 10/08/2022
A+ Aa A-

Botuesi i veprës së Havzi Nelës, Rexhep Shahu, duke folur në takimin për poetin, është shprehur se ai, ka qenë antikomunist pa negocim.

‘Nderimi që i bëni ju e shumëfishon nderin për atë. Havzi Nela është një përjashtim në desidencën shqiptare. Ai ka qenë antikomunist pa negocim, ai nuk e ka llogaritur vdekjen. Thelbi i Havzi Nelës është qëndresa.

Havzi Nela ka shkruar deri në vitin 1983, 6 fletore. Ndërsa fletoren e 7 e ka shkruar në internim në Arrën. Havzi Nela na ka mësuar qëndresën sepse ai në burg, qeli, gjyq ka thënë se, nuk ju dua ju dhe e keqja e këtij vendi është Enver Hoxha.

Havzi Nela është një leksion i madh i qëndresës. E gjithë vepra e tij duhet njohur dhe i ftoj të gjithë njerëzit ta njohin’, u shpreh Rexhep Shahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kuksjan10/08/2022 23:33

Pershendetje syri. Botuesi vepres per Havzi Nelen eshte profesori i nderuar z. Petrit Palushi. Kuksjanet e dine dhe duhet tavdini edhe ju. Kujdes mundin dhe perkushtimin se librat kane autorin ne kopertine.

Shto koment

Denonco