‘Ballkani i Hapur mbështetet nga Rusia’/ Osmani dhe Kurti kundër: Procesi i Berlinit, rruga drejt BE

15:09, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kosova nuk pranon Ballkanin e Hapur sepse nuk trajtohet si palë e parabartë.

Kjo deklaratë erdhi nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një forumi të organizuar nga Qendra për Prespektivë Europiane në Slloveni.

Osmani theksoi edhe një here arsyet se pse shteti I saj është pozicionuar kundër nismës së inicjuar nga Beogradi.

“Kosova është shtet dhe nuk është ftuar si e tillë në Open Ballkan. Ne jemi për procesin e Berlinit pasi na afron drejt Bashkimit Europian. Nisma e Ballkanit të Hapur është një nismë e mbështetur nga Rusia. Perhapja e hegjemonisë ruse përbën rrezik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.Serbia është pozicionuar përkrah Rusisë dhe prej saj mund të ketë një destabilizim të rajonit. Unë nuk urrej as Serbinë as serbët por nuk mund të pranoj mocionin e barazisë mes agresorit dhe viktimës. Ata kanë kryer gjenocid në Kosovë, unë dhe shumë të tjerë jemi larguar nga shtëpitë tona edhe pse ata nuk e pranojnë”

Nderkohë, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti duke folur në panelin për Europën juglindore lidhur me stabilitetin e rajonit në Greqi, tha se Procesi I Berlinit është nisma e vetme që do të cojë Ballkanin Perëndimor drejt Bashkimit Europian.

Unë besoj se me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden  dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz ne mund të ringjallim urën transatlantike. Procesi i Berlinit mund të sjellë një valë që mund t’i shtyjë përpara të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor. Nëse Ballkani Perëndimor vazhdon të qëndrojë jashtë BE-së do të bëhet shumë atraktive për t’u shndërruar në fushëbetejë për superfuqi të ndryshme dhe askush nuk e do këtë. Kam shpresë se gjërat do të ndryshojnë për të mire”

Liderët e Kosovës kanë mbajtur qëndrim kundër projektit të Open Balkan si një inicitaivë e Presidentit serb Aleksandër Vuccicc dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Kosova, Mali i Zi e Bosnja ende nuk kanë marrë një vendim për këtë projekt, pasi cilësohet si një struklturë paralele me Procesin e Berlinit, i ideuar dhe mbështetur nga Bashkimi Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco