Zeka: Taksa e Rrugës së Kombit, dashuria faktike e Ramës për Kosovën

Zeka: Taksa e Rrugës së Kombit, dashuria faktike e Ramës për Kosovën

08:15, 01/07/2022
A+ Aa A-

Milaim Zeka vijon të jetë kritik ndaj patriotizmit të rremë të politikanëve. I ftuar në Rtv Ora ai ju referua taksës së Rrugës së Kombit, kur tha se Rama fare mirë mund të kishte vendosur një tarifë modeste për shqiptarët e Kosovës që vazhdojnë të jenë motori kryesor i turizmit në Shqipëri dhe jo 10 euro për çdo vajtje-ardhje.

Zeka: Statistikat në Shqipëri tregojnë se çdo verë vijnë 900 mijë deri në 1 milion kosovarë. Edi Rama po të donte mirëqënien e qytetarëve dhe rritjen e buxhetit do të kishte vendos një taksë gjysmë euro Tiranë-Durrës por jo 5 euro për kosovarë që vijnë në bregdetin  shqiptar. 5 këtej dhe 5 andej, 10 euro, 40 euro për kamionë. Dhe a e di se çdo familje që vjen këtu për fundjavë lë minimumi 500 euro? Kjo është dashuria "faktike" që Rama tregon ndaj qytetarëve të Kosovës. Pastaj me vu dorën mbi flamur dhe me thënë se po më dhemb zemra për Kosovë këto janë retorika ballkanike. Gjithë historia e Ballkanit është ndërtuar mbi mitologji, gënjeshtra. Këtë gënjeshtër më së miri po e vazhdon i madhi Edi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco