7 korriku/ Berisha: Deputetët të rreshtohen me shumicën! Vendimet do i marrë fronti i protestës

7 korriku/ Berisha: Deputetët të rreshtohen me shumicën! Vendimet do i marrë fronti i protestës

11:48, 24/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se deputetët janë të ftuar të bëhen pjesë e protestës së 7 korrikut.

“Deputetët janë të ftuar të rreshtohen me shumicën. Janë të ftuar të japin kontributin e tyre dhe të rreshtohen me shumicën.

Të shkëputen nga Ali-Basha i cili është varianti bis i Lulzim Bashës në raportet me Edi Ramën.

Vetëm një ndryshim mund të ketë se Bashës i bënte ndonjë telefonatë Rama, kurse për këta ka ngarkuar Taulant Bego Yaris apo Taulant Sharrën,” tha Berisha.

“Qëllimi i protestës është të ngrejë qytetarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor. Çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, e konstaton këtë. T’i ngremë shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur duart në xhepat e tyre dhe po i varfëron çdo ditë”.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse qytetarët do të kërkojnë të futen te kryeministria ose parlamenti, Berisha tha: “Edi Rama është i vetmi kryeministër që ia mbath para se të fillojnë protestat. Kjo është e vërtetë. Ndiqeni atë ditë, nga tunelet e Skraparit deri në galeritë e Klosit, në asnjë protestë ai nuk ka qëndruar në zyrë. Kemi të bëjmë me një front në këtë protestë. Vendimet merren nga koalicioni, nga fronti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco