Dëshmia/ Zagani: Tahiri më futi në një qeli me Nuredin Dumanin! Policia e Shtetit bën propagandë

18:32, 24/05/2022
A+ Aa A-

Ish-shefi i anti-drogës Dritan Zagani komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv dyshimet për dekonspirimin e operacionit policor ‘Plumbi i Artë’. Zagani është i mendimit se policia si çdo gjë tjetër ka propagandën dhe asgjë më shumë.

Operacion me bujë të madhe, dhe 10 ishin në burg, çfarë arrestuan ata? Unë kam qenë në spitalin e burgut të Tiranës me Nuredin Dumanin.

Mua Saimir Tahiri më futi në burg dhe më la në një vend me Dumanin. Kam kuptuar nga ajo periudhë kohë, se ishte i hetuar për grabitje.

Katër muaj që kam qëndruar unë ai ka dalë 10 herë më mendje, se vinin i thonin që dalësh. Që të ishte një killer serial nuk mund ta besoja dot.

Shfrytëzohet rasti, propaganda e madhe e policisë për të larguar vëmëndjen edhe nga situata politike.”-tha Zagani.

Zagani tha se çdo gjë është siç e thotë Dumani, por para gjendjes ku ndodhet rendi dhe kriminaliteti, Dumani është një fluskë sapuni.

“U kap një Duman për t’i bërë derman realitetit, për të tërhequr shtypin dhe për të shmangur vëmëndjen nga gjërat e tjera, që gjasme vetëm fjalë janë ato që fliten për krimin e organizuar.”-tha Zagani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco