‘Atë natë, Basha i dhuroi Ramës koalicionin e madh’/ Bylykbashi tregon të fshehtat e 17 majit

‘Atë natë, Basha i dhuroi Ramës koalicionin e madh’/ Bylykbashi tregon të fshehtat e 17 majit

21:59, 26/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti Oerd Bylykbashi, ka folur për marrëveshjen e 17 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, duke theksuar se atë natë kreu i PD i dhuroi Ramës koalicionin e madh.

I ftuar në ‘Intervistë me Merita Haklaj’, Bylykbashi ka theksuar se kishte dakordësi për të goditur një subjekt të tretë, që ishte LSI-ja.

Bylykbashi: U duk e shijshme, por ishte helmatisje. Dy gjëra janë të rënda. Kishte dakordësi për të goditur një subjekt të tretë, që ishte LSI-ja. Ndërkohë që një opozitë duhet të ketë gjithmonë opsionet e hapura sepse qëllimi kryesor është krijimi i një fronti sa më të madh për të përmbysur qeverinë, por t’i mbajë të hapura edhe për parimet e veta. Pak muaj më vonë, ne ishim në një koalicion me këta. O nuk je, o je. Nuk mund të flasësh sot. Me një lehtësi politike, Basha thotë sot gjëra të pamundura për t’u thënë më herët. Është i pabesueshëm.

Çështja tjetër e rëndë, atë natë, ai i dhuroi me marrëveshje Ramës koalicionin e madh. Faktin që kishte rëndë dakord që të mos regjistrohej koalicion, pasi kishte hallin se LSI-ja mund të shkonte në koalicion me PS-së. Jam ndjerë i shokuar që kryetari i partisë ishte i gatshëm për këtë gjë. Më tha që është rënë dakord që të mos ketë koalicione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi27/11/2021 00:46

Plani Rama-Kim dhe atyre qe i mbeshtesin ne veprimet per krijim te qeverive apo opozitave artificiale me sakte eksperimentale' po deshton. Ne lidhje me LSI e ka dobesuar dhe cuar ne piken me te fundit. Ecuria do varet nga pazari dhe presioni ndaj Metes. Plani i Rames per te shfarosur shpejt nuk u realizua. Plani per Berishen gjithashtu. Madje ky i fundit po kthehet bumerang. Berisha po faktorizon dhe duket te jete i pergatitur qe ndaj tij mund te kete sulme deri ne arrestim. Problemi eshte tek mbeshtetesit dhe nje polarizim i situates gje qe ndikon ne arenen nderkombetare. Koha eshte e rendesishme dhe duket se per aleancen Rama-Kim-Basha po skadon.

Ai26/11/2021 22:31

Ky Bylykbashi a mos ishte valle tek ai komisioni per reformen zgjedhore dhe pasi u be pis i gjithe procesi ky "njeri i mire" nuk u ndje me. Te jete kaq burre i mire thoni apo njesojsi te tjeret...... Per hir te vertetes ne te gjitha angazhimet e tij si perfaqesues i PD a e dini ca rezultati ka marre PD.... bejeni pakbilancin .... Ky ka qene perfaqesues i larte i PD ne te gjitha pucet qe i jane bere PD, gjoja nga pabesia e PS. Jo ore jo kete duhet ta pyesni mire dhe qarte...... Ky qe nuk do pranonte tu ulte ne nje tavoline me Gjiknurin jo vetem qe u ul, por u ushqyen mire, rezultati ???? PD ne grope

Shto koment

Denonco