Sulmi tragjik në Gllogjan/ Presidentja Osmani: Akt kriminal tronditës! Goditje ndaj sigurisë sonë

Sulmi tragjik në Gllogjan/ Presidentja Osmani: Akt kriminal tronditës! Goditje ndaj sigurisë sonë

21:46, 26/11/2021
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit tragjik ku tre persona mbetën të vrarë nga sulmi me armë ndaj autobuzit me nxënës në Gllogjan të Deçanit.

Pasi u shpreh ngushëllimet familjare, Osmani e ka quajtur goditje ndaj rendit e sigurisë sonë dhe ka kërkuar nga organet e rendit, që të zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.

Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco