'1.7 milion m2 leje ndërtimi për 9 muaj’/ INSTAT: 73% e lejeve në vend, janë në kryeqytet

'1.7 milion m2 leje ndërtimi për 9 muaj’/ INSTAT: 73% e lejeve në vend, janë në kryeqytet

19:24, 26/11/2021
A+ Aa A-

Ndërtimi në kryeqytet nuk ka të ndalur dhe pritet që të vazhdojë të paktën edhe për një periudhë afatmesme, si rrjedhojë e lejeve të shumta të ndërtimit që vijojnë të jepen.

Nga një vëzhgim i SYRI TV, të dhënat e INSTAT, tregojnë se sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë ishte 1.25 milionë m2 për 9 muaj, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Sipërfaqja e lejeve të dhëna në janar-shtator 2021 po i i afrohet rekordit më të lartë për më shumë se një dekade, që u arrit në 2019. 

Nëse edhe tremujori i katërt vijon me të njëjtat ritme, 2021 mund të shënojë rekordin e viteve të fundit, raporton Monitor.

Në tremujorin e tretë sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet ishte 435 mijë metra katror, shifra më e madhe që nga tremujori I tretë I 2019. 

Sipas INSTAT, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në Tiranë është 43.6 miliardë lekë, ose 355 milionë euro. Kryeqyteti mban  73% të totalit të lejeve në rang kombëtar.

Në vend, gjithsej për 9 mujorin u dha leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 1.7 milionë metra katror, me rritje 62% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s dhe 7% më pak se 2019-a. Në tremujorin e tretë 2021 janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 262 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 68,7%.

Në tremujorin e tretë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 22,5 miliardë lekë, nga 19,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 15,2%.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco