Basha me të njëjtin refren, akuza e fyerje Berishës

Basha me të njëjtin refren, akuza e fyerje Berishës

19:13, 26/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari aktual i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe qytetarëve të Kurbinit sot gjatë 'Foltores'. 

Në një statut në Twitter, Basha përdor të njëjtat fjali dhe të njëjtat akuza ndaj Berishës, se 'ka vënë veten e tij mbi PD-në dhe demokratët', 'po bën çdo gjë për interesat e tij personale' apo dhe 'po kthen PD dhe demokratët në mish për top për interesat e veta'. 

I njëjti refren si në deklaratat e mëparshme, ndërsa i shmanget llogaridhënies për ato që Berisha tha përpara demokratëve kurbinas, nga dosja 'Muzin', 'Toyota Yaris' apo edhe ato që ka thënë Rama për ndarjen e 20%-shit me kryedemokratin. 

Reagimi
Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari26/11/2021 21:49

Eshte koqosur krejt llulli.

Leonsio26/11/2021 20:12

O Lul , paske qenë palaço i madh , ku e gjen kete kurajo apo te garantojne ato ... pak nga pak po prek fundin tend politik dhe njerzor ... ben mire te largohesh me nder duke dhene doreheqjen e parevokueshme ...

Servet26/11/2021 19:58

Te dhjefsha twiterin tend o pengbasha.Po je burre kontakto direkt demokratet dhe thuaj atyre ato qe thua ne twiter.Pastaj do shikosh cfare do presesh. O tiger prej letre

Shto koment

Denonco