VIDEO/ 'Luli çun i mirë, merrem vesh', Berisha: Ramën, Bashën dhe gurin do t'i rrokullis të tre!

VIDEO/ 'Luli çun i mirë, merrem vesh', Berisha: Ramën, Bashën dhe gurin do t'i rrokullis të tre!

17:36, 26/11/2021
A+ Aa A-

Sali Berisha komentoi nga Kurbini edhe deklaratën e Edi Ramës i cili tha një ditë më parë se ish-kryeministri ka në qafë një gur të rëndë. 

Gjatë 'Foltores' me demokratët, Berisha u shpreh se Basha është figurë e dashur për PS gjë të cilën e treguan edhe sondazhet e fundit, ndërsa kujtoi edhe deklaratën e Ramës se Luli është çun i mirë. 

"Lulzim Basha është shndërruar në një figurë të dashur për PS-në. E thonë tellallët e saj që dalin nëpër ekrane se drita e 'Foltores' i verbon ata. E thotë me gojën e tij vetë Edi Rama i cili në mënyrë të përsëritur i thoshte se, problem kam Sali Berishën, por ky është çun i mirë dhe merrem vesh. Edhe mbrëmë kreu i 'Meduzës' deklaronte se midis Bashës dhe Berishës, natyrisht Berisha e ka të rëndë në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin, të tre do t'ju rrokullis, je i pashpresë. 

Votuesit socialistë në sondazh thanë se 30% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Zgjedhësit demokratë vetëm 24% e tyre ndjehen me Bashën. Ndërsa anëtarët e PD, vetëm 7% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Beteja jonë është që këto ditë, deri në 11 dhjetor, kjo 7% të bëhet 0.2%", tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco