VIDEO/ 'Ka dosje në SPAK', Berisha i përgjigjet Bashës

VIDEO/ 'Ka dosje në SPAK', Berisha i përgjigjet Bashës

17:48, 26/11/2021
A+ Aa A-

Sali Berisha iu përgjigj Lulzim Bashës edhe lidhur me deklaratën e këtij të fundit një ditë me parë se ish-kryeministri dhe familjarët e tij kanë dosje në SPAK. 

Gjatë 'Foltores' së Kurbinit, Berisha tha se ai dhe fëmijët e tij nuk kanë asnjë çështje në gjykatë.

Lideri historik i PD tha se Prokuroria nuk ka pranuar asnjë nga paditë e Edi Ramës për dhjetëra vendime qeverie, sepse ka zbatuar ligjin. 

"Pretendon (Lulzim Basha) se paskësh dosje në SPAK, unë dhe fëmijët e mi. Së pari, fëmijët e mi nuk kanë patur asnjë dosje, asnjë çështje. Sali Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Edi Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK dhe Prokurori, që të gjitha janë kthyer se Sali Berisha ka zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin", tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco