Tiranë: Kryesia e Degës Nr. 3 deklaron mbështetjen dhe pjesëmarrjen në Kuvendin e datës 11 dhjetor

Tiranë: Kryesia e Degës Nr. 3 deklaron mbështetjen dhe pjesëmarrjen në Kuvendin e datës 11 dhjetor

21:20, 22/11/2021
A+ Aa A-

Kryesia e Partisë Demokratike, Dega 3, Tiranë ka vendosur sot mbështetje unanime pë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor 2021.

‘Diskutuesit konverguan në idenë se Shqipëria ka nevojë që PD të marrë përsipër përgjegjësinë e saj historike para vendit," ka shkruar në Facebook kryetari i PD, Degës 3, Tiranë, Gëzim Demushi.

Postimi i plotë i Gëzim Demushit:

Ditën e sotme date 22/11/2021 u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, Dega 3, Tiranë ku moren pjese 20 anetare nga 29 anetare te kryesise.

Mbledhja u zhvillua në një klimë debati të hapur dhe të lirë me pjesëmarrjen e numrit më të madh të anëtarëve të këtij organizmi

Kriza ekonomike dhe e gjithanshme, zhvillimet politike si dhe debatet e brendshme në parti ishin tema të diskutimeve.

Demokratët janë të ndërgjegjshëm se situata e rëndë ku ndodhet vendi e bën të domosdshëm ringritjen e opozitës në lartësinë e shpresave të qytetarëve tanë, të cilët janë ata që vuajnë direkt keqqeverisjen dhe revanshin shumëplanësh ku është turrur pushteti i Edi Ramës. Diskutuesit konverguan në idenë se Shqipëria ka nevojë që PD të marrë përsipër përgjegjësinë e saj historike para vendit.

Në fund, me anë të një votimi, pjesëmarrësit dhanë mbështetje unanime pë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor 2021. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco