FOTO/ Dy standardet e Bashës: Nuk diskutoj vendimet e SHBA! Mblidhemi për vendimet e SHBA

FOTO/ Dy standardet e Bashës: Nuk diskutoj vendimet e SHBA! Mblidhemi për vendimet e SHBA

20:21, 22/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka shpërndarë sot një formular për delegatët e thirrur në kuvend në datë 18 dhjetor, ku bie në sy arsyeja e këtij kuvendi.

Në formularin që është siguruar nga mediat, në deklaratën që anëtarët e PD duhet të firmosnin, arsyeja kryesore ishte diskutimi pikërisht i shpalljes ‘non-grata’ të ish liderit të demokratëve.

Gjatë javëve të fundit, të gjithë retorikën e përplasjes me Berishën, Basha vazhdimisht e ka ‘arsyetuar’ se pezullimi i ish-kryeministrit nga PD, nuk mund të diskutohej pasi do të ishte njësoj si të diskutoheshin vendimet e marra nga SHBA.

Në këtë mënyrë Basha është munduar të thotë se çdo kritikë ndaj këtij vendimi të marrë për Berishën është njësoj si të dalësh kundër SHBA.

Në formular thuhet se anëtari bie dakord që të kërkojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor duke pasur si synim diskutimin mbi situatën e krijuar dhe logjikimin mbi vendimin e marrë ku Berisha pezullohej nga pjesëmarrja në aktivitetet e PD dhe nga grupi parlamentar.

Kjo në fakt sjell në pah dy qëndrime të PD, ku njëri ishte ai që këto vendime nuk diskutohen pasi do të ishte njësoj si të viheshin në diskutim, ose njësoj sikur të dilnin kundër SHBA-ve dhe nga ana tjetër vetë thirrja e Kuvendit Kombëtar kërkohet të bëhet me motivacionin e debatit lidhur me shpalljen non-grata të Berishës dhe pezullimin e këtij të fundit nga PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi22/11/2021 20:42

Vone shume vone o Lulash delegate sapo Kane ikur ne kuvendin e 11 Dhjetorit.Hahahaha

Shto koment

Denonco