VIDEO/ Grillo: Dinamika shqetësuese në PD! Basha, faktori kryesor i agravimit të situatës

VIDEO/ Grillo: Dinamika shqetësuese në PD! Basha, faktori kryesor i agravimit të situatës

19:58, 22/11/2021
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Ora 19 në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, aktivistja Iva Grillo ka komentuar vetizolimin e Lulzim Bashës në Twitter dhe Instagram.

Sipas aktivistes, kjo situatë brenda PD në javët e fundit është shumë shqetësuese dhe se Basha është një nga faktorët kryesorë që e kanë agravuar situatën.

Krisafi: Lulzim Basha ka bllokuar komentet në rrjetet sociale. A mund ti shmanget publikut kryetari i një partie që varet nga votat e publikut?

Grillo: Vëmë re me shumë shqetësim dinamikat e brendshme brenda opozitës sidomos për grupin e njerëzve si unë dhe miqtë e mi, të cilët presin një ndryshimi narrative dhe ndryshimin e shtetit të cilin e konsiderojmë një shtet pothuajse të kapur nga një kasë e cila është në pushtet vitet e fundit.

Në këtë kuadër, dinamikat që kemi parë javët e fundit brenda PD janë shumë shqetësuese. Dhe një nga faktorët kryesorë që e kanë agravuar situatën janë vendimet e fundit të kryetarit aktual të PD. Megjithëse ka përdorur shprehjen bunkerizimin kohët e fundit, duke akuzuar grupe të caktuara brenda PD, por ka kontribuar vetë në bunkerizimin e partisë, duke shkelur aspiratat e votuesve të vetë. E shoh shumë shqetësuese dhe nga standardet e shteteve këtej ku jemi, një kryetar opozite i cili nuk është treguar në lartësinë e postit dhe situatës pas një shantazhi publik të bërë hapur nga ambasadorja amerikane dhe e ka pranuar këtë shantazh të hapur, kjo patjetër ka krijuar një mungesë kredibiliteti dhe pritshmërive ndaj këtij kryetari dhe një mungesë fryme. Nëse ai ka bllokuar reagimet e njerëzve të thjeshtë ndaj postimeve të tij publike, athëherë ai ka një mburojë artificiale e cila nuk e heq problemin që është brenda që është rënia e kredibilitetit dhe rënia e një domotivimi që i ka ndodhur elektoratit të vet. E shoh shumë problematike dhe zhgënjyese mesazhet e publikuara së fundmi nga paria e PD. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco