'Shoqata Basha-Bardhi ka nxjerrë formular shoqate, abandonojeni'!

'Shoqata Basha-Bardhi ka nxjerrë formular shoqate, abandonojeni'!

19:20, 22/11/2021
A+ Aa A-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha, ka publikuar formularin që ka nxjerrë ai që e quan 'shoqata Basha-Bardhi'.

Hoxha thekson se demokratët duhet ta abandonojnë këtë formular, duke shtuar se 'Lulzim Basha duhet lënë në bunkerin e tij deri më 11 dhjetor, e mbase e merr Rama më datë 12'.

Postimi i Indrit Hoxhës:

Lulzim Bashes Partia Demokratike i ka dhënë gjithçka në jetë, 3 herë ministër, kryetar bashkie, 8 vite kryetar opozite, tani në fundin e tij politik ka nxjerrë dhe formularin e shoqatës Basha-Bardhi.

Abandonojeni siç keni bërë deri tani demokratë, lëreni të rrijë i bunkerizuar deri më 11 dhjetor në zyrën e tij të marrë peng, mbase me 12 e merr Rama në bunkerin e tij në Surrel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco