VIDEO/ 'Emigrantët', Muzhaqi: Modeli Australian pa sukses! Në kampe nuk respektohen të drejtat

VIDEO/ 'Emigrantët', Muzhaqi: Modeli Australian pa sukses! Në kampe nuk respektohen të drejtat

17:34, 22/11/2021
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ekspert i sigurisë publike, Ergys Muzhaqi, ka komentuar diskutimin e sotëm në Komisionin Parlametat të Sigurisë, ku Shqipëria mund të kthehet në një qendër tranziti për emigrantët e huaj.

Eksperti Muzhaqi hodhi dritë mbi nevojat e Britanisë së Madhe mbi akomodimin e emigrantëve të cilët kalojnë nga Kanali i Lamanshit, të cilët do mbahen jashtë Britanisë deri në verifikimin e tyre nga ana e autoriteteve. 

Ferko: Marëveshje e nënshkruar me Britaninë e Madhe për ripranimin e emigratëve të ardhur kryesisht nga Lindja e Mesme, ku nga diskutimet në komision parlamentar të Sigurisë, zëvendës Ministri i Brendëshëm ka deklaruar se Shqipëria do të shërbejë si vend transitit për emigrantët e vendeve të tjera dhe ka mohuar lajmet se do të ngrihet një kamp azilantësh, ku dhe deputeti Paulin Stërkaj ka mbështetur këtë nismë duke e mbështetur te përfitimet ekonomike.

Muzhaqi: Janë dy gjëra të ndryshme se po të ketë një qendër akomodimi dhe një element tranziti janë dy gjëra të ndryshme. Përsa i përket qendrës është një përvojë që ka nisur në Australi në vitin 2013, duke e quajtur një model ‘offshore’ e kanë quajtur për emigranëtë e detit që vinë nga deti. Që ëqshtë një problem evident dhe shumë i prehtë në Kanalin e Lamanshit ku ka edhe shumë humbje jete. Emigrantët që hyjnë në Britani të Madhe nga Kanali i Lamanshit, do trajtohen provizorisht në një vend të tretë ‘offshore’ do quhet.

Ferko: A rrezikojnë të ngelen në Shqipëri?

Muzhaqi: Përvoja Australiane pavarësisht për përfitimet personale të qeverisë ka pasur edhe shumë kritika sepse në drejtim të të Drejtave të Njeriut, në drejtim të sigurisë për personat që mbahen në këto kampe apo dhe vendin përreth këtyre kampeve. Edhe për efektin final, nga dy pika që kishin për emigrantët, tani kanë një pikë pasi një është mbyllur pasi u kontestua vazhdimisht ndaj qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco