Bllokoi komentet në Instagram dhe Twitter, Spaho ironizon Bashën: Dimri i vetmisë së madhe

Bllokoi komentet në Instagram dhe Twitter, Spaho ironizon Bashën: Dimri i vetmisë së madhe

16:53, 22/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka ironizuar vendimin e kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha i cili u vetëizolua në Instagram dhe Twitter, duke hequr mundësinë e komenteve, përveç një rrethi të tij të ngushtë. 

"Dimri i vetmisë së madhe. Ai që kishte 95% të anëtarësisë pas vetes dhe mbështetje të madhe qytetare, ndalon komentet e tyre në Instagram dhe Twitter. Vetmia është si të shohësh fundin tënd dhe të mos guxosh t'ia thuash kujt. Zgjidhi aleatët e t'u dhe mëso të luftosh në shoqëri pasi askush nuk e fiton luftën i vetëm, ka thënë Pablo Koelho. Ti jo vetëm aleatë nuk di të zgjedhësh por kurrë nuk e deshe Partinë e cila duhej të ishte shoqëria jote e madhe", shkruan Spaho. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco