'Nuk do bëhemi asnjëherë pjesë e BE’/ Anketa: Shqiptarët po humbin besimin në integrimin e vendit

'Nuk do bëhemi asnjëherë pjesë e BE’/ Anketa: Shqiptarët po humbin besimin në integrimin e vendit

21:48, 18/11/2021
A+ Aa A-

Pothuajse 1/4 e qytetarëve shqiptarë (23,6%) besojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Europian.

Më shumë se gjysma mendojnë se do të duhen 15 vjet nëse vendi do anëtarësohet ndonjëherë.

Ky është rezultati i vrojtimit të Barometrit më të fundit të Euronews Albania për pritshmërinë e qytetarëve lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Rreth 16% e të anketuarve besojnë në anëtarësim të shpejtë, në pesë vitet e ardhshme dhe rreth 30% besojnë në një anëtarësim brenda 10 vjetësh.

Image

Shifrat janë rezultat i anketës për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe “Data Centrum” në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco