VIDEO-SYRI TV/ Nisin punimet për tunelin e Llogarasë, Rama: Do sjellë turizëm elitar

VIDEO-SYRI TV/ Nisin punimet për tunelin e Llogarasë, Rama: Do sjellë turizëm elitar

14:42, 14/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, ku ka prezantuar nisjen e punimeve për Tunelin e Llogarasë. Në fjalën e tij Rama tha se kjo vepër inxhinerike do sjellë mjaft përftime për ekonominë e zonës. Punimet për ndërtimin e tunelit do kushtojnë 140 milionë euro dhe priten të përfundojnë në vitin 2024.

Nga SYRI TV

Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Rama.  Tuneli pritet të shkurtojë kohën që duhet për të përshkuar distancën Dukat-Palasë, nga 55 në 7 minuta. Rama në fjalën e mbajtur përmendi benefitet që sjell ndërtimi i kësaj vepre inxhinerike për ekonominë e zonës.

Këto investime që do të sjellë turistë të nivelit A, turizëm elitar, me shumë para për banorët. Shpesh dëgjomë ata që ankohen se Shqipëria nuk ka nevojë për investime të tilla, nuk ka nevojë për porte dhe aeroport, dhe më pas vjen ajo fjalia “populli po vuan për bukë”.

Në fakt, pikërisht të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga më të larta."

Ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka fituar Konsorciumi turk, bashkim i disa kompanive. Ky konsorcium ka afat 37 muaj që të përfundojë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra. Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qim sqetlla14/11/2021 15:36

nuk ja hedh qyrrat njeri,

Shto koment

Denonco