VIDEO/ Debatet në grupin e PD, Bledian Koka: Basha ikën me vrap, po iu shmanget deputetëve

VIDEO/ Debatet në grupin e PD, Bledian Koka: Basha ikën me vrap, po iu shmanget deputetëve

18:51, 08/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka ka komentuar në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, debatet e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ku deputetët Albana Vokshi dhe Edmond Spaho nuk janë lejuar të flasin. 

Koka zbuloi detaje duke theksuar se kreu aktual i PD ka njoftuar mbylljen e mbledhjes vetëm 5 minuta pasi kishte filluar takimi, në momentin që Vokshi kishte marrë fjalën për t'u distancuar nga deklarata e Lulzim Bashës një ditë më parë për liderin historik të demokratëve Sali Berisha. 

Koka e quajti mbledhjen e sotme si teatri i radhës absurd i Lulzim Bashës, duke theksuar se kreu i PD ka frikë të përballet me deputetët. 

"Bilanci në PD? Është sërish zoti Basha që është në turravrap për të mos u përballur me deputetët e Partisë Demokratike. Ajo që ka thënë zonja Vokshi ka qenë vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur brenda grupit. Basha ka zhvilluar vetëm një mbledhje 5 minuta që duhet të mbajmë këtë qëndrim në Parlament dhe është larguar. Ndërsa zonja Vokshi ka kërkuar fjalën për të thënë që unë nuk pajtohem me deklaratat e bëra nga kryetari i PD një ditë më parë ndaj zotit Berisha. Sapo Vokshi ka nisur këtë fjali, Basha është larguar nxitimthi, me vrap tregojnë dëshmitarët e mbledhjes, në mënyrë të pakuptueshme. Edhe pse zonja Vokshi ka insistuar që të dëgjohej dhe të shprehte qëndrimin e saj, Basha është larguar, Në këtë moment ka ndërhyrë zoti Spaho që të kishte një debat në mbledhjen e grupit për debat për çështjet e propozimeve kushtetuese që ka bërë PD dhe në vend që Basha të qëndronte në mbledhjen e grupit, ai i ka thënë zotit Spaho eja në zyrën time. Ajo që ka ndodhur sot ka qenë një teatër absurd i Lulzim Bashës". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco