Sabina Çudiç 'shpërthen' ndaj Escobarit: Po ndani Bosnjen dhe mbështesni autokratët

Sabina Çudiç 'shpërthen' ndaj Escobarit: Po ndani Bosnjen dhe mbështesni autokratët

17:36, 08/11/2021
A+ Aa A-

SARAJEVË - Kryetarja e partisë boshnjake “Nasha Stranka”, Sabina Çudiç, ka reguar ndaj të dërguarit të presidentit amerikan në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për “favorizimin e neneve të propozuara nga partitë nacionaliste në ligjin e Reformës Zgjedhore", veçanërisht nga partia kroate HDZ.

Çudiç ka deklaruar se ky propozim krijon 'rajone votimi artificiale dhe etnikisht të pastra'. 

Sipas saj, kjo formulë çon në ndarjen e Bosnje Hercegovinës e eksportuar nga SHBA. 

“Një propozim për reformë zgjedhore të favorizuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe, për fat të keq, nga Shtetet e Bashkuara, do të krijonte zona votuese artificiale, etnikisht të pastra. Kjo ndarje raciale e zonave zgjedhore të SHBA-së sot, nën administrimin e Biden, do të shihej, gjë që është normale, si shtypëse. Prandaj, do të ishte hipokrite të eksportohej një praktikë e tillë në Bosnje Hercegovinë", ka thënë ajo. 

Të vetmin propozim “të drejtë”, vlerëson politikanja boshnjake, “për ndryshimet kushtetuese, përfshirë edhe Ligjin Zgjedhor, e ka propozuar partia jonë”.

“Propozimi i partisë tonë është në tavolinë dhe është futur në procedurë parlamentare, dhe balancon të drejtat individuale dhe kolektike”, shkruan ajo në një postim të gjatë në Twitter. 

Çudiç më tej i drejton një pyetje Gabriel Escobarit: 

“A ka përpjekje për të ndërtuar një tjetër 'Mur të Berlinit' brenda Bosnje Hercegovinës?”, thotë ajo. Duke hedhur kështu dyshime të forta se plani i propozuar nga administrata Biden ndan Bosnje Hercegovinën, çka do të nxiste tensionet ndëretnike brenda shtetit, por edhe më gjerë në rajon. 

Gjithashtu, politikania boshnjake akuzon zyrtarin e lartë të administratës Biden se mbështet politikanët autokratë. 

“Me të gjithë respektin ndaj njerëzve me të cilët po negocion në Bosnje qe një çerek shekulli. Këta njerëz nuk të ofrojnë zgjidhje. Sepse ata as që duan ndryshim, pjesërisht për shkak të interesave të tyre, sepse varësia e tyre nga pushteti varet nga kontrolli autokratik. Varësia e tyre nga pushteti dhe kontrolli autokratik janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shtetit. Për ta nuk është çështje idologjike, kushtetuese apo edhe politike. Nëse është kështu, atëherë territoret që ata sundojnë ekskluzivisht në pjesë të ndryshme të Bosnje Hercegovinës do të ishin të suksesshme". 

Mirëpo nuk është kështu, thekson Çudiç. 

"Vendi ynë me një potencial të madh, nuk po përparon në asnjë kategori përveç në ikjen e trurit dhe nuk do të përparojë me këta individë (politikanë) dhe parti thellësisht të korruptuara. policia juaj për të kënaqur qytetarët e Bosnjes nuk do të japë asgjë, por do t'u japë atyre gjithçka. Historia shikon me sy të mirë në orët më të mira të politikës dhe vizionit të jashtëm amerikan, ndërsa imazhi i saj është ende duke u rekuperuar nga operacionet që favorizuan regjimet shtypëse si ato në Amerikën e Jugut gjysmë shekulli më parë. Politika e zbutjes nuk e pengoi Luftën e Dytë Botërore, sepse nuk mundi të shuante urinë kafshërore dhe as nuk do të parandonte konfliktet në Ballkanin Perëndimor. Në Bosnje Hercegovinë mund të keni partnerë të besueshëm, forca progresive, të cilat patën një shans në zgjedhjet e 2018-ës dhe do të bëhen edhe më të mëdha në 2022. Ju ftoj të merrni parasysh propozimet tona për Reformat Kushtetuese që nuk çimentojnë të kaluarën, por zgjedhin të ardhmen", përfundoi Sabina Çudiç. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco