Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

12:13, 31/10/2021
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Abstenimi i opozitës në votimin e projektligjit për Eurobondin është gabim i rëndë politik. Justifikimi se nuk mund të votohet kundër marrëveshjeve ndërkombëtare është i rremë. Eurobondi është një operacion i pastër tregtar dhe nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

Justifikimi tjetër se edhe në 2015-ën opozita nuk ka votuar kundër sërish nuk qëndron. Në 2015-ën opozita nuk mori pjesë fare në votimin për Eurobondin. Bojkoti është një veprim shumë më i fortë se abstenimi. Sepse në bojkot ti nuk merr pjesë në vendimmarrje, ndersa me abstenim njeh vendimmarrjen dhe thjesht tregohesh neutral ndaj saj. Pra nuk ke kundërshtim.

Tani pse është gabim i rëndë politik? Nëse ka një ligj, ku opozita është e detyruar të votojë gjithmonë kundër qeverisë, ai është buxheti dhe paketa e drafteve të lidhura me të. Eurobondi është pjesë e buxhetit, sepse praktikisht është operacion i financimit të deficitit.

Nëse një opozitë nuk voton kundër paketës së ligjeve të buxhetit atëherë ajo bëhet automatikisht pjesë e qeverisë, ose shtojcë e saj. Në praktikën e demokracive të konsoliduara, opozita jep votë për buxhetin vetëm kundrejt marrëveshjeve, ku ajo përfiton diçka tjetër në këmbim.

Për shembull republikanët në SHBA bien dakord të rrisin kufirin e borxhit, vetëm nëse demokratët pranojnë në këmbim uljen e taksave. Apo anasjelltas. Pra është trade-off i pastër politik. Ti cedon tek një parim i yti, por avancon një çeshtje tjetër. Por të mos i biesh buxhetit kokës, kur nuk ke marrë asnjë përfitim, është autogol politik.

Une nuk mendoj se Basha ka bërë marreveshje me Ramën dhe se abstenimi i opozitës për Eurobondin është pjesë e një platforme të fshehtë bashkëqeverisje. Më shumë me duket si veprim kaotik. Opozita ka humbur identitetin politik dhe nuk di të bëjë me rolin e saj. Tani nuk di të them, cila nga këto të dyja është më e rëndë, por një opozitë që bën autogole të ketij lloji, nuk i ka punët hiç mirë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N31/10/2021 18:24

Opozita është në foltore

Daj Jaku31/10/2021 17:17

Ti more djalë i mbarë nuk mund të dalësh haptas në kërkim të së vërtetës në sjelljen e Lulushit. Me siguri marrëveshja me E Dramën është kryer jo për shkëmbime të ndërsjellta politike por për përfitime personale dhe familjare. Lulushi me familjen e gruas ( vjehër e kunat) janë sot miljarderë si sheikë te naftës nga të tilla marrëveshje me Edvinin. Edvini korrupton dhe blen majtas e djathtas me paratë (e shitjes së pikturave) të vjedhura shqiptarëve në 20 vjet qeverisje. Kjo dihet botërisht, e di Fatos Nano që i shiti partinë socialiste (një kamjon me para përpara mocionit të dytë, sepse të parln e humbi, gjithçka brënda një nate), e di e gjithë katunaria që i shet votën (thesi i miellit), e di Kujtim Gjuzi që lau të gjitha borxhet brenda ditës, madje hodhi telefonin që kushtonte10 € dhe “i dhuruan” një telefon 2000€. Lulushi ku i gjeti paret për jetën e sheikut, me rrogë….?! Këto janë marrëveshjet e Lulushit që nuk ndjek ideale politke ( as nuk e njeh kuptimim e fjalës ideal), por vetëm interesa personale. 16 miljonë € të mbledhura gjatë fushatës që i shkojnë në xhep e jo në arkën e PD. Prandaj e shtërngon fort biznesin PD. Kjo është e vërteta, nuk ERRU Lulushi për popull e politikë, për demokratë e socialista, për buxhetee borxhe sovrane, nuk merr vesh as gëk se çfarë kuptim kanë.

Shto koment

Denonco