Ironia e Manjanit: Çfarë ka ky popull, pse nuk e beson reformën në drejtësi?!

Ironia e Manjanit: Çfarë ka ky popull, pse nuk e beson reformën në drejtësi?!

10:42, 31/10/2021
A+ Aa A-

U çuditem shumë këtë javë që, sipas sondazhit të Euronews, shqiptarët

masivisht nuk besojnë as drejtësinë e as reformën “tepër të suksesshme” të drejtësisë!

Zonja Kim ka thënë se drejtësia u rregullua!?

Si ka mundësi?!

Gjykata e Lartë i gjykoi të gjitha çështjet e prapambetura me ndihmën e East West dhe USAID….

Të gjithë gjykarësit që ngelen në Vetting janë në burg….

Vettingu përfundoi me sukses të plotë dhe para afatit kushtetues….

Gjykata Kushtetuese funksionon e plotë me 9 anëtarë…

Kultura e pandëshkueshmërisë mori fund me arrestimin, gjykimin e dënimin e hajnave të votave, të koncensioneve, pronës publike etj.

U arrestua Kryeministri dhe ministrat në detyrë…

SPAK po bën vetting e politikanëve tashmë sepse s'ka më punë tjetër të bërë…

Gjykatat e tjera gjykojnë shpejt dhe me cilësi të lartë. Asnjë vonesë nuk ka…

Ça dreqin do më shumë ky popull!?

Prapë nuk beson as drejtësinë, as reformën e as zonjën Kim?!

Po reformën tonë po e bën gjysma e Europës dhe gjitha Amerika, së bashku me Kosovën e Maqedoninë…

Me siguri do jetë sondazh i blerë nga Erion Veliaj ai i Euronews…

Nuk ka mundësi…!

——

Ja shihni sa mirë janë punët! Nuk dallohet më kush është pozita dhe kush opozita në parlament. Janë të gjithë vëllezër tani që drejtësia u vu në vend!

Trekëndëshi i Bermudës u eleminua me sukses. Ka mbetur vetëm foltorja, por punë e madhe. Ata marrin vendime bashkë, oça, oça dhe byçë më byçë me njëri-tjetrin…

Kush kërkon më shumë plastë në vend!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 31/10/2021 12:45

Reform jerm.Edi plere mendere shqyeri kontrollon gjithecka.U vodhen sa e sa tendera nga kastrati salillari samir mane gjoka vangjush dakuli etj etj.Ke denoi reforma qurravitese e Rames dhe e Kimit?Asnje.Kim go piss yourself

Shto koment

Denonco