Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD: Gara do të jetë e barabartë

Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD: Gara do të jetë e barabartë

18:48, 26/10/2021
A+ Aa A-

Nga qyteti i Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Berisha tha se do të jetë në garë për rikthimin në krye të PD, 8 vjet pasi dha dorëheqjen në vitin 2013.

Lideri historik i PD deklaroi gara do të jetë e barabartë për të gjithë kandidatët e tjerë, ndërsa ftoi sërish delegatët që të plotësojnë formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, të firmosë për ndryshimet statutore, për ta shndërruar statutin në librin e rregullave të lirisë dhe dinjitetit tonë, të firmosë që të instalojmë primaret, të firmosë që të rikthejmë referendumin si formë direkte të qeverisjes suaj, të vendimmarrjes suaj, të firmosë natyrisht që ta hapim një garë në të cilën garantoj se çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha. Besimi im tek ju është frymëzim për mua, unë ju them ju se kisha 8 vite i larguar, dhe beteja u nis në rrethana të pazakonta. Unë besoj se tek demokratet dhe demokratët”, tha Berisha. 

Më herët Berisha tha se një nga qëllimet e 'Foltores' është të rikthejë votën në PD dhe vendosja e primareve.

"Ne do të rikthejmë votën në PD, do të rikthejmë primaret, do të zgjidhni ju me votën tuaj deputetët për Kavajën. Do të zgjidhni me votën e të gjithë anëtarëve, por mendoj edhe të mbështetësve, kandidatët për kryetar bashkie dhe këshilltarët e këtij qyteti". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco