EMRI/ Emërohet drejtori i ri i Tatimeve, zëvendëson Delina Ibrahimajn

EMRI/ Emërohet drejtori i ri i Tatimeve, zëvendëson Delina Ibrahimajn

11:51, 23/10/2021
A+ Aa A-

Pas emërimit të Delina Ibrahimajt në krye të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në pozicionin e kreut të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është emëruar Ceno Klosi. Klosi ka mbajtur më herët pozicionin e drejtorit të Agjencia Kombëtare e Ujësjellës=Kanalizimeve.

VENDIM PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco