Rinumërimi/ Ja deputeti 'kampion' për numrin e votave të padrejta

Rinumërimi/ Ja deputeti 'kampion' për numrin e votave të padrejta

11:38, 23/10/2021
A+ Aa A-

Vijon procesi i riverifikimit të votave të 25 Prillit. Në KQZ janë rinumëruar deri më tani rreth 250 kuti nga 500 që janë zgjedhur me short për t’u rinumëruar.

Deri më tani kanë dalë në pah disa parregullsi që lidhen me kandidatët brenda partisë, e që në fakt duket sikur luftën e kanë pasur me njëri-tjetrin dhe jo me partinë kundërshtare. Deri më tani, kryesimin për numrin e votave të padrejta që ka marrë e ka deputeti i PD-së, Zef Hila.

“Në Partinë Demokratike është deputeti Zef Hila që kryeson për numrin e padrejtë të votave që ka marrë. Rreth 104 vota deri më tani, nga rinumërimi i 250 kutive. Mesa duket ia ka marrë të renditurit të parë në listën e PD-së, Helidon Bushatit duke qenë se edhe ai ka një numër të konsiderueshëm votash që i janë hequr nga numëruesit gjatë procesit të numërimit”, raporton TV Klan.

Imunitet nuk ka pasur as ish-Kryeministri Sali Berisha. Mbi 30 vota duket se i janë hequr padrejtësisht, ndërkohë surprizë ka qenë Lulzim Basha, i cili mbi 26 vota i ka pasur në mënyë të padrejtë në kuti.

Nga Partia Socialiste ka pasur deputetë që kanë fituar vota të padrejta. Eduart Shalsi dhe ministrja Elisa Spiropali kanë numër të padrejtë votash në kuti. Ndërkohë vjedhjes së votave nuk i ka shpëtuar as kryeministri Edi Rama./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Patronazhisti26/10/2021 11:23

I vetemi vend ne glob, ku , hajduti dhe hajdutët promovohen me bekimin e votes.

Lali23/10/2021 15:17

Po cfare pret prokuroria dhe gjykata per celibashin?!?!? Per nji vote te genjyer duhet denuar me burg ,e Jo me per kete shume te tjetersimit te votave!? Ai duhet varur. Dhe ke besojne shqiptaret. Nje skuth pa familje dhe pa moral. E gezofshi pushtetin pushta e genjeshtare.

tirana23/10/2021 14:07

Keto jane lajme pa shume bereqet dhe interes te madh per lexuesit tuaj . Keto jane gjera qe ndodhin rendom me te gjithe numuruesit . Problemi qendron ne politikat qe ndjekin partite politike gjate fushatave elektorale ne raport me zgjedhesit respektive .

Shto koment

Denonco