Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Legalizimet, KLSH: Reduktimi i kritereve uli mbrojtjen ligjore për pronën publike, veçanërisht bregdetin! Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame

Legalizimet, KLSH: Reduktimi i kritereve uli mbrojtjen ligjore për pronën publike, veçanërisht bregdetin!

10:38, 21/10/2021
A+ Aa A-

Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi ka kontrolluar së fundmi, ecurinë e procesit të legalizimit në të gjithë vendin, zyrat e Kadastrës, ka dalë në një konkluzion ndër të tjera se reduktimi i kritereve të legalizimit, ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike, veçanërisht zonat bregdetare.

KLSH njoftoi se njoftoi se ka audituar për efektivitetin e procesit të legalizimit dhe ndikimn e tij në administrimin e pasurisë publike”.

Ky auditim u zhvillua në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, përfshirë drejtoritë vendore. Fokusi i auditimitka përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me pronat publike dhe shtetërore.

Grupi auditues ka dalë në përfundimin ndër të tjera sa “shtrirja në kohë e procesit të legalizimit, përtej afateve ligjore të parashikuara, e ka shndërruar në një proces të  tejzgjatur, duke denatyruar objektivin kryesor të tij “për të rregulluar efektin e madh social të ndërtimeve informale” dhe ka “inkurajuar” tërthorazi ndërtimet informale, dhe jo reduktuar ato.

Ecuria e tij ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve të legalizimit, kjo e ndikuar kryesisht nga fakti se planet rregulluese vendore të bashkive nuk kanë qenë të përditësuar me ndryshimet demografike që kanë ndodhur në një zonë të caktuar.

Qasja e deritanishme legjislative dhe organizative për procesin e legalizimeve është e drejtuar kah përmirësimit por ende evidentohen problematika thelbësore. Reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar tërësisht aspektet burokratike ndaj shërbimit të qytetarëve, njëkohësisht vërehet se ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike, veçanërisht zonat bregdetare”.

Me vendimin nr.71 datë 21.06.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar ku janë rekomanduar 6 masa për përmirësim ligjor, kryesisht me fokus mbrojtjen e zonave bregdetare nga ndërtimet informale dhe mbrojtjen e pasurive shtetërore si dhe 23 masa organizative, ndër të tjera, për unifikimin e hartave mes ish-ALUIZNI-t dhe ish-ZRPP.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco