Çfarë ‘halli’ apo lobimi e vuri Venecian kundër ODIHR dhe kundër vetes!?

Çfarë ‘halli’ apo lobimi e vuri Venecian kundër ODIHR dhe kundër vetes!?

10:46, 15/10/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Venecia ka bërë opinionin e saj ndaj kerkesës së Shoqatës së Kryetateve të Bashkive për zgjedhjet lokale moniste të 30 qershorit.

Eshtë dukshëm një opinion i mbërthyer nga një "hall" i madh sepse opinioni i kundervihet hapur dhe ne menyre vetvrasëse raportit final te ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i cili thote qartë:

"Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës."

Por Venecia serish nën ngerçin e " hallit" del edhe kunder vetes sepse ne Opinionin Final nr. 959/2019 thote:

"Dekreti i Presidentit nr. 11199, datë 10.6.2019 dhe Dekreti Nr. 12211, datë 27.6.2021 2019, nuk u kundërshtua siç duhet përpara ndonjë gjykate sipas procedurave kryesore (as përpara Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykatës Kushtetuese). Presidenti nuk kishte asnjë qëndrim dhe nuk u dëgjua në procedurat para KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto organe e konsideruan Dekretin e tij të pavlefshëm, për t`u dukur i parëndësishëm".

Ndersa ne opinionin e dy diteve me pare te 13 tetorit 2021 Venecia ne nje kontradikte vetvrasese thote:

"Vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet".

Ndersa ODIHR ne opinionin final per zgjedhjet e 30 qershorit 2019 thote:

"Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim:

mungesa e paanshmërisë së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake;

fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vetingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potencialisht pavarësinë e tyre në vendimmarrje".

A i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959/2019 dhe Raportin final te eksperteve te pranuar nderkombetarisht te ODIHR?

Pergjigja është sigurisht: PO!

Atëherë pyetja e madhe, që shtron kushdo është:

Çfarë halli apo ç'lobim e vuri Venecian në këtë pozicion vertetë qesharak sa që e detyron ti kundervihet ODIHR dhe vetes??

Zgjedhjet moniste të 30 qershorit u zhvilluan pa dekret të Presidentit, me bojkotimin e 85 % të popullit, me një votë të hapur dhe jo të fshehtë pra ishin zgjedhje partiake të rilindjes dhe jo zgjedhje të përgjithshme lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

laskari18/10/2021 16:00

Vencia sheh prej kohesh qe, partite tona politike nuk respektojne kushtetuten dhe kerkojne opinione nga Venecia per çdo gje sikur ne kete vend te çoroditur e te martirizuar nga qente e politikes;nuk ka ligje dhe si e tille kjo gykate opinionesh tall bythen me kllasen politikare shqiptare! Sepse ne fund te fundit Shqiperia eshte hiçi, dhe me hiçin tallin meneren te gjithe =: jo se nuk na duan por sepse duan te na tregojne qe duhet te mesohemi qe gjerat ti zgjidhinm vete, pa opinionet e te tjereve, siç ben ne fund te fundit çdo vend serioz!Tung o trungj

Shto koment

Denonco