Edit Harxhi: Foltoret po ngjizin një bashkim që kaq shumë i duhej PD-së

Edit Harxhi: Foltoret po ngjizin një bashkim që kaq shumë i duhej PD-së

13:12, 12/10/2021
A+ Aa A-

Nga Edit Harxhi

Në këto ditë të vështira të nisjes së krizës më të fundit ekonomike dhe energjitike, në këtë përvuajtje strapacuese disavjeçare ku një numër i madh shqiptarësh largohen nga vendi si kurrë më parë, Partia Demokratike, opozita e vetme në vend bën lajm me zhurmën e madhe, por edhe ringjalljen që po shkakton tërmeti i fundit politik në të.

Ky tërmet ishte i pritshëm prej disa vitesh, sidomos për një grup nga ne idealistët që kemi vite që ngremë zërin për mungesën e fjalës së lirë, votës së lirë, konkurrencës, meritokracisë dhe orientimit konservator të PD-së. Kjo shkarje ka nisur herët, por u forcua gjatë viteve 2013-2021 kur “lideri me shkollim perëndimor” dhe i paaftë të drejtojë edhe një OJQ, nisi misionin e tij të shkatërrimit të investimit tonë 30-vjeçar për ngritjen e një të djathte klasike.

Pas shumë vitesh, kam nisur këto ditë të shoh dritë në fund të tunelit. Anëtarësia po zgjohet dhe shpirti demokrat po ringjallet e për këtë shkaktar përsëri është misionari shkatërrues me vendimet e tij të fundit antistatutore dhe antidemokratike.

Foltoret po prodhojnë debat, po prodhojnë fjalën e lirë dhe pavarësisht patetizmave të kohës po ngjizin një bashkim që kaq shumë i duhej PD-së si aset kombëtar. Tani na duhet të afrojmë çdo kontribut, të dalim me një projekt të ri për një Parti konkurruese, qytetare, të kthejmë institucionin e votës dhe diversitetin e mendimit dhe të nisim largimin final të kësaj qeverie Rama-Basha nga pushteti i korruptuar.

Etiketimet “llum”, “kuvend antiamerikan”, apo përjashtimet pa statut e pa forume alla diktator komunist, po i shërbejnë çdo ditë e më tepër projektit tonë të ri dhe fundit të tranzicionit lodhës në PD. Tani është koha të mbledhim popullin në një betejë të re përballë pazarxhinjve Rama- Basha dhe enturazhit të tyre politik dhe ekonomik, dhe të fundosim korrupsionin dhe paligjshmërinë ashtu siç kanë bërë popuj të tjerë rreth nesh.

Fajin nuk e ka kurrë populli, fajin e kanë ata që e kanë zhvatur dhe përdhosin çdo ditë këtë popull. Të bëhemi pjesë e projektit të ri për një opozitë të fortë dhe një qeveri të ardhshme model. Këta misionarë dështak i quaj të ikur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

The donald12/10/2021 13:27

Sot e shikoni Edit harxhin? Se sa ishte fushata per kryetar te pd benit shikur nuk existonte. Vetem kandidatet fake te lulit tregonit. Turp te keni se edhe ju i keni dhen nje dore lulit per te shitur opoziten edhe gith shqiperine tek edi rama. Sot qe e kuaptuat qe ju erdhi rradha bashk me saliun sot i shikoni. Edhe arben imamin nuk e shikonit kaq kohe dije u kujtuat. Kush thoste gje per bashen i serbente rames. Sot i bie me logiken tuaj qe edhe ju po i serbeni rames?

Shto koment

Denonco