‘Tom Doshi na ka pushtu’/ Socialistët shkodranë, debate të forta me Gjiknurin

‘Tom Doshi na ka pushtu’/ Socialistët shkodranë, debate të forta me Gjiknurin

12:55, 23/09/2021
A+ Aa A-

Mbledhja e PS-së në Shkodër nuk ka shkuar ashtu siç mendonte sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe ai organizativ, Blendi Klosi. Debatet mes tyre dhe drejtuesve lokalë dhe deputetëve të Shkodrës.

Të gjithë nga drejtuesit lokalë të PS-së, deputetët e zonës dhe kryebashkiakët e Pukës dhe Fushë Arrëzit kanë akuzuar se partia e Tom Doshit edhe pse ka marrë dy deputet i ka pushtuar të gjitha institucionet lokale në qarkun e Shkodrës.

Gazeta Panorama në mënyrë ekskluzive ka zbardhur dhe debatin e zhvilluar brenda selisë lokale të PS-së në Shkodër.

Debati me dyer të mbyllura në PS-në e Shkodrës:

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Nuk ka më drejtorë pa kontribut që do emërohen.

Blediana Nika (anëtare e PS): Pa kontribut janë!

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Më lër ta mbaroj të lutem..

Blediana Nika (anëtare e PS): Jo nuk të lë të mbarosh se këtu kanë ardhur njerëz nga dritarja dhe duan të na nxjerrin ne që kemi kontribut nga dera. Aleati i PS në Shkodër ka marrë punësime e drejtorë e gjithçka…

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Aleatin është e vërtetë që e kemi. Partia aleate ka marrë votat përkatëse, ka dy deputetë dhe ato vota duhet që t’i ruajmë edhe aleatit duke qenë se është me ne…

Blediana Nika (anëtare e PS):  Ata nuk janë votat e tij, por janë votat tona të PS. I keni dhënë vende pune, drejtorë e të tjera dhe tani merr edhe dy deputetë. Mbi 50% të punësimeve i ka aleati. Unë jam në Velipojë njësi fituese ndryshe nga shumë tjerë që kanë humbur dhe më kanë hequr nga puna si drejtoreshë e ZVA Shkodër. Ju doni të na hidhni hi syve.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryeministri Rama do të dijë që këto vota të PS Shkodër që janë mbledh, kush i ka mbledh, kush ka kontribuar. Nuk ka më punësime pa kontribut në PS. Edona është pa eksperiencë, por ka mësuar këto 6 muaj shumë dhe patjetër që do ketë ndihmën tonë se kjo punë nuk bëhet vetëm por nëse jemi të mbledhur bashkë të gjithë, të bashkuar.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ja keni dhënë vendet e punës Aleatit.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryetarët e bashkive duhet që të bëjnë gati terrenin se do futeni në zgjedhje lokale.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): 5 vende punë në Pukë që janë me ato një mijë vota që ka Aleati merr 3 prej tyre, nga dy që mbesin një e punësoj unë dhe një ju. Kështu nuk bën.

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Më 26 prill pas zgjedhjeve Parlamentare ka nisur një kapitull i ri. Në 2009 në Shkodër kemi fituar 9 komuna ne dhe 9 PD, pra ka qenë një rezultat i mirë. Duhet që të fitojmë bashkitë në zgjedhjet vendore që vijnë, kjo është kërkesë edhe e Kryeministrit.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): Ne nuk kemi terren për të punuar për zgjedhjet vendore kështu si thoni ju sepse vendet e punës ia jepni Aleatit dhe ai merr vende pune më tepër se unë që jam kryetar bashkie.

Fran Tuci (kryetar i bashkisë Fushë Arrës): Në Fushë Arrës mua më kanë sabotuar deputetët e PS të Shkodrës. Janë munduar deputetët e PS që Fushë Arrësi të dalë keq në zgjedhjet e 25 prillit. Si ti marrim votat ne në zgjedhjet vendore që do jenë me këtë situatë. Ma kanë bërë këtë punë duke më sabotuar për të thënë qytetarët në Fushë Arrës që Frani nuk merr vota më dhe nuk del më kryetar bashkie. Fushë Arrësi nuk ka drejtora por ka ndonjë inspektor apo ndonjë shef, edhe këto inspektora e shefa i punëson Puka, mua nuk më mbetet asgjë dhe tani kërkoni që të bëhemi gati për zgjedhjet e ardhshme.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ti e di Damian që jam mbështetës i joti dhe kam qenë edhe më përpara se je djalë simpatik. Para zgjedhjeve na pyet kryeministri Rama ne dhe para zgjedhjeve na do shumë fort dhe na pyet, por pas zgjedhjeve merret me ju. Duhet të dini se PS ka djem e vajza shumë të mirë dhe me integritet të lartë që nuk po i vjen radha kurrë se nuk po i lini dhe se vendet e punës i merr Aleati.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Do rishikohen gjithë drejtorët dhe nga sot e mbrapa ata që do emërohen do jenë se s’bën me kontribut në PS.

Blediana Nika (anëtare e PS): Gjithë drejtorët në Shkodër i keni marrë të gjithë prej rruge, nuk kanë punë me PS.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Vendosën drejtorët dhe nuk më pyet kush mua si deputet,  po një jashtë fare që është socialist kush e pyet.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Unë i dua në letër të shkruar drejtorët se kush është i joni, pra i PS dhe kush janë të aleatit. Anëtarët e partisë dhe kryetarët e organizatave do jenë në sistemin e digjitalizimit të partisë që po bëjmë. Ky proces duhet që të mbarojë deri në dhjetor po ashtu deri në dhjetor duhet të mbarojnë edhe vendosja e kryetarëve të PS në njësi dhe bashkinë Shkodër. Pas dhjetorit duhet të bëhemi gati për zgjedhjet lokale.

Edona Bilali (deputete e PS, drejtuese politike e PS qarku Shkodër): Ai kryetar organizate i PS që humb në zgjedhje në zonën e tij nuk të jetë më, duhet të vendoset dikush tjetër nga brenda organizatës.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Mos u mundoni për shifrat se ato i ka kryeministri Rama në zyrë. Kush ka një pozicion pune do rishikohen votat dhe kontributi i tij, nuk ka më emërime pa kontribut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Te mjeret23/09/2021 20:58

Shkojne e humbin tere kohen e degjenerohen si njerez per nje vend pune qe edhe ate ja zene te tjeret. Po edhe pa punuar sikur te paguhen te mjeret nuk ja vlen ti shkosh nga mbrapa ketyre plerave. Shqiptare thirrini mendjes se e vetmja zgjidhje eshte ta bejme shtetin vete, duke i hedhur poshte keto menyra poshteruese te njeriut intelektit dhe motivimit te shoqerise. Cso gje qe beni ne kurriz te popullit ju vjen si bumerang heret a vone, ne spital ne gjykate ne shkolle apo ne jeten e perditshme nga vetegjygjesia.

BenetBeci23/09/2021 16:21

Se harrova; As Kimetja sdonte gjë. Vetëm nja dy paisje të domosdoshme. Nje Bugati te regjistruar ne Taiwan, një yacht 40 yrd me flamur maltez, dhe ranchin ne Kore, tek zona e free tax. No problem fare. Rroftë uniteti I çeliktë I partise. Rroftë miqësia shqiptaro koreano australiane. Lavdi udheheqesit Edver.

BenetBeci23/09/2021 16:12

Mos çani bythë shokë. I paguaj unë të gjitha. Një nga llogaritë offshore që kam e vë në dispozicionin tuaj. Do discipline mbi lekë aq shumë janë. Tomës do ti ble një Fermi me kangurë femra. Ai vetëm sa ti mbarsë që të shtohen. Paulini ska nevojë për gjë është I kapur. Hajt' pra burra mos u koritni sa te jete Beneti deputet.

Shaba23/09/2021 16:03

O ÇIM PEKA!!! BRAVO TË QOFTË QË I ZBARDHE KËTO POSHTËRSIRA TË RILINDJES!!! LE TA MARRIN VESH VOTUESIT SHQIPTARË SOCIALISTË SE CILËT JANË RILINDASIT E VËRTETË QË KANË VOTUAR!!! KY ËSHTË SKANDALI MË I MADH QË DUHET DEMASKUAR DHE DEGJENERUAR NË ÇDO EMISION, DHE NGA 7-8 HERË NË DITË, QË SHQIPTARËT T'I THËRRASIN MENDJES DHE TË SHQYEJNË SYTË!!! KËTË DUHET TA BËSH NË ÇDO NATË DUKE NISUR QYSH SOT!! BOLL U MORËT ME LLALLËN APO ME LULIN, APO ME DEBATE KOT MË KOT, PSE IA FUTI FILANI FILANES, KUSH ËSHTË KY E KUSH ËSHTË AI. PSE FILANI VRAU GRUAN DHE PSE FILANI DHUNOI M OTRËN!!! ME ATO LE TË MERREN ORGANET E DREJTËSISË!!! MERUNI ME KËTA RRACAT E MUTIT!!! FËMIJËT TANË QË NUK JANË ME ASNJË PARTI, KANË MBARUAR SHKOLLAT SHKËLQYER ME MEDALJE ARI DHE PO RRIJNË PA PUNË, PO PUNOJNË KAMARJERË, NDËRSA ZYRAT E SHTETIT DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE JANË MBUSHUR ME INJORANTË, IDIOTË DHE ANALFABETË PARTISH!!!! KY DEBAT I ZBARDHUR DUHET QË TË DËRGOHET TEK AVOKATI I POPULLIT DHE AVOKATI I POPULLIT DUHET TA ÇOJË NË GJYKATËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE NË GJYKATËN PENALE TË HAGËS PËR GENOCID!!! PO, PO, KY ËSHTË TAMAM NJË GENOCID POLITIK I TMERRSHËM DHE KRIMINAL!!! ÇIM PEKA, DUHET T'I THËRRASËSH NË EMISION QË TË DY KRIMINELËT GJIKNURI DHE KLOSI!!! KY ËSHTË NJË KRIM I RËNDË!!!

Shqiptari23/09/2021 15:41

E SHIKONI O POPULL VOUTES SE SI SHQYHEN "UDHËHEQËSIT" ME DYER TE MBYLLURA, PËR VENDET E PUNËVE PUBLIKE, SIKUR JANË POSTE POLITIKE DHE PARTIAKE E JO INSTITUCIONE PUBLIKË, KU DUHEJ TË PUNËSOHESHIN BIJTË E BIJAT TUAJA SIPAS MERITOKRACIVE DHE AFTËSIVE PROFESIONALE, ASHTU SIÇ E KANË LIGJET E SHTETIT SHQIPTAR PËR ADMINISTRATAT PUBLIKE!! NDËRS VOTAT TUAJA I KËRKOJNË ME DYER TË SHQYERA DHE NËPËR SHESHE TË HAPURA!!! JA PRA, PËR ÇFARË VLEJNË VOTAT TUAJA!!! VENDET E PUNËS NËPËR NDËRMARRJE, INSTITUCIONE DHE BASHKI U JEPEN PARTIVE PËR TË SHPËRBLYER VJEDHËSIT E VOTAVE TUAJA, NDËRSA FËMIJËT, NIPËRIT DHE MBESAT TUAJA MARRIN ARRATINË SI REFUGJATË, SI EMIGRANTË DHE SI AZILANTË NËPËR BOTË!!!

Murat Osmani23/09/2021 14:54

Ajde shtet ajde.....ne pune jo specialisti, por socialisti....te rinj ikni nga ky vend se do mbeteni argate te Tom Dosherve...

Tironci23/09/2021 14:12

O robtb ku ti keni! Pra, punesohesh nese ke kontribut ne PS( pra nese, voton ps, nese shko ne mitingje, nese ben propagande), e nuk punesohesh kur meson, studjon, e je i afte ne profesion! Te bukur shembull po jepni! Rrac m....

Shto koment

Denonco