Vasili: Zgjedhjet e 25 prillit turp historik, drejtësia e kapur peng nga ‘Rilindja’

Vasili: Zgjedhjet e 25 prillit turp historik, drejtësia e kapur peng nga ‘Rilindja’

19:25, 19/09/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i ftuar në Syri Tv me moderatoren Megi Fagu, deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit ishin turp historik.

Vasili thekson se drejtësia në vend është e kapur nga “Rilindja”.

“Zgjedhjet e 25 prillit ishin të manipuluara dhe të shëmtuara. Kishte shit-blerje votash gjatë zgjedhjesh. Më 25 prill kishim masakër elektorale. Mandati i tretë i Ramës është vazhdimësi e asaj që ai ka bërë më herët në maxhorancë. Kishte skandal, sepse shumë emigrantë nuk janë lejuar që të votojnë. Në Vlorë, për të vjedhur pronat, janë ndërruar drejtorët.

Sot kemi drejtësi të kapur. Nuk ka drejtësi, se nëse do kishte, autorët e masakrës së 25 prillit do ishin sot para drejtësisë. Edhe ekonomia është në gjendje të rëndë, teksa Shqipëria është në lavatriçe të parave të pastra, si dhe kemi ekonomi kriminale, teksa trafikantët kanë rrënuar shtresën e mesme dhe kanë bërë që të ikin nga vendi mijëra të rinj, pikërisht për këto shkaqe. Kjo qeveri ka program mizerabël. Jeta është zaptuar nga antiligji”, deklaroi Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba19/09/2021 22:17

NUK ESHTE KAPUR PENG DREJTESIA NGA RILINDA POR ESHTE KAPUR PENG NGA SOROSI E GJITHE SHQIPERIA DHE E GJITHE AMERIKA!!! SOROSI KA MARRE PENG AMERIKEN DHE JO ME NJE PIKE UJI NE OQEANIN ATLANTIK SIC ESHTE SHQIPERIA!!!!!

Shqiptari19/09/2021 21:15

I NDERUAR VASILI!! JA I THE TE GJITHA!! PO ASHTU ESHTE E VERTETA. I DIME TE GJITHE NE SHQIPTARET, I DI E GJITHE EVROPA, I DI SORECA, I DI OSBE/ODIHR, I DI MERKEL, I DI EDHE DASH, SHBA DHE KIMETJA!!! PO PASTAJ??? QE TE GJITHE KETA I PRANUAN, I BEKUAN DHE E URUAN SATRAPIN E SURRELIT EDVIN KRISTAQ RAMA PER KETE SUKSES TE JASHTEZAKONSHEM SI ASHRAF GHAN NE AFGANISTAN, SI BASHAR AL ASAAD NE SIRI DHE KIM YOUNG UN NE KORENE E VERIUT, SI LUKASHENKO NE BJELLORUSI DHE PUTINI NE RUSI!! TANI EDHE LULIN E BENE TE TYRIN, PD U NDA NE 4 THELA, LSI MBETI ME 4 VETA!! PROBLEMI ESHTE SE SI DO TE SHKOJE ME TUTJE?? VETEM ME DENONCIME PA FUND NUK SHKOHET ASGJEKUNDI NESE NUK KA DREJTESI TE PAKAPUR DHE TE PAVARUR!!! VETEM FOL E FOL, FOL E FOL. FOL E FOL NE PARLAMENT NUK ESHTE ZGJIDHJE! CILA ESHTE ZGJIDHJA!! TE GJITHE BOTEN E KENI KUNDRA! SHBA, BE DHE E GJITHA BOTA ESHTE ME KRIMINELET DHE JO ME POPULLIN!!! SIC E BENE TALEBANET NE AFGANISTAN SHQIPTARET NUK KANE BYTHE QE TA BEJNE KURRE!!! SI DO TI SHKOJE HALLI SHQIPERISE??!!!!

Shto koment

Denonco