Lajmi i fundit

'Çim Peka LIVE'/ 'Rikthimi' i Berishës dhe e ardhmja e PD

Basha: Provë e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve. 25 prilli nuk kishte lidhje me zgjedhjet e lira

Basha: Provë e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve. 25 prilli nuk kishte lidhje me zgjedhjet e lira

21:28, 26/07/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit final të OSBE-ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ku në këtë raport janë konfirmuar të gjitha pretendimet e opozitës në lidhje me shit-blerjen e votës nga ana e qeverisë Rama.

Basha shkruan ndër të tjera se ky raport është provë e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve, që tregon se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

‘Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

- Blerja masive e votave.

- Presioni ndaj votuesve.

- Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

- Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

- Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

- Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

- Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

- Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

- Legalizime në këmbim të votës.

- Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

- Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

- Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

https://www.osce.org/odihr/elections/albania/493687

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/07/2021 10:50

LËRI DEKLARATAT Z. BASHA!! POR FOL HAPUR: DO HYJË APO NUK DO HYJË PD NË KËTË PARLAMENT?? NËSE HYNI NË ATË PARLAMENT DO TË THOTË QË JU I KENI PRANUAR ATO ZGJEDHJE DHE JENI BASHKËPUNËTOR NË ATË KRIM ZGJEDHOR!!! PROVAT E OPOZITËS U ÇERTIFIKUAN DHE U PRANUAN EDHE NGA OSBE/ODIHR!! ATEHËRE ÇFARË PRET AKOMA? OK OSBE/ODIHR! SHUMË MIRË! SHKËLQYER! PRA ZGJEDHJET E 25 PRILLIT NUK ISHIN AS TË LIRA, AS DEMOKRATIKE DHE AS TË NDERSHME!!! PO MË TEJ, CILI ËSHTË KONKLUZIONI PËRFUNDIMTAR MBI ZGJEDHJET E VJEDHURA, TË BLERA DHE TË MASAKRUARA TË 25 PRILLIT??? A JANË TË PRANUESHME APO JO? A DUHEN NJOHUR KËTO ZGJEDHJE NGA OPOZITA, NGA SHBA DHE BE APO JO?? A DUHEN PËRSËRITUR ATO DHE A DUHEN RIBËRË APO JO??? A DO TË DËNOHEN SHKELËSIT E KUSHTETUTËS DHE TË KODIT ZGJEDHOR APO JO?? SË PARI, NJË MASË URGJENTE DO TË ISHTE ARRESTIMI I PROKURORËVE TË SPAK DHE KRERËVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME DHE TË POLICISË SË SHTETIT PËR SHPËRDORIM TË RËNDË DETYRE DHE PËR MOSVEPRIM TË QËLLIMSHËM NDAJ KRIMEVE ZGJEDHORE NË KUSHTET E FLAGRANCËS NË FAVOR TË PARTISË NË PUSHTET DHE KRYRJES SË VEPRAVE PENALE NË CËNIM TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS DHE KODIT ZGJEDHOR NGA KRYEMINISTRI, MINISTRAT E QEVERISË, DREJTUESIT E INSTITUCIONEVE QËNDRORE DHE KOMPANIVE SHTETËRORE SHA DHE KRERËT E BASHKIVE TË DREJTUARA NGA PARTIA SOCIALISTE! SË DYTI, SHKARKIMI DHE DËNIMI I TË GJITHË STRUKTURËS SË KQZ, KAS DHE KOLEGJIT ZGJEDHOR, PËR SHPËRDORIM TË RËNDË TË DETYRËS SHTETËRORE, FAVORIZIM TË PARTISË NË PUSHTET DHE BASHKËPUNIM NË KRIMIN ZGJEDHOR! SË TRETI, MOSNJOHJA E ZGJEDHJVE DHE MOSPRANIMI I MANDATEVE NGA OPOZITA! SË KATËRTI, DORËHEQJA E KRYEMINISTRIT DHE E QEVERISË, KRIJIMI I NJË QEVERIE TEKNIKE SË PESTI, RIBËRJA E ZGJEDHJEVE VENDORE NË 31 TETOR 2021 SË GJASHTI, DEKRETIMI I ZGJEDHJEVE TË REJA TË JASHTËZAKONSHME NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS, JO MË LARG SE 20 MARS 2022! BOLL ME FJALË DHE DEKLARATA POLITIKE DHE DIPLOMATIKE Z. BASHA!! OPOZITA E BASHKUAR NUK DUHET TË HYJË KURRË NË ATË PARLAMENT DHE TË NISË MITINGJET, PROTESTAT DHE DEMONSTRATAT MASIVE NË TË GJITHË VENDIN DERI NË RRËZIMIN E KËSAJ QEVERIE KRIMINALE DHE TË KËTIJ REGJIMI NARKO-FASHIST!!

t27/07/2021 07:56

Akoma me fb e twit do vazhdoje ky kryetar leshi opozite.Ja i tha ca gjera osbe-odihr,po pastaj?Cfare pasoja do vine nga konkluzionet negative te osbe?Asgje.Po presidenti,do kete b....te mos e dekretoje si km kryek....rama?

Daj Jaku27/07/2021 07:19

Atëherë mos i njih zgjedhjet e jashtligjëshme, përndryshe mos bëj gam gam kot në erë.

Vllau i Meres27/07/2021 00:07

edhe...?

N26/07/2021 22:52

Nuk ka njeri në shqipëri qe nuk e di qe votat janë blerë dhe si rrjedhojë është tjetersuar vullneti i shqiptarve,por çeshtja është ti si kryetar i PD çfar do të bësh.

Shqiptari26/07/2021 22:51

SA ZGJEDHJE TE MIRA! SA ZGJEDHJE DEMOKRATIKE, TE NDERSHME DHE TE LIRA!!! DO NA MARRIN MESYSH DHE SHEMBULL E GJITHE BOTA! TE NA RROJNE ZNJ. KIMETE, SHBA, Z. SORECA DHE BE! KETO ZGJEDHJE JANE TURPI ME EKSTREM I TURPEVE TE SHBA DHE BE! KETO ZGJEDHJE JANE FRUT I MBESHTETJES SE PA KURSYER TE ZYRTREVE ME TE KORRUPTUAR E ME KRIMINELE TE SHBA DHE BE NE TIRANE, NE BRUKSEL E NE WASHINGTON! JA EDHE REZULTATI I MENDER REFORMES NE DREJTESI!

Daj Jaku26/07/2021 21:47

Po pastaj.....?

lushingabarbullushi26/07/2021 21:38

Kjo tregon se popullit duhet ti prish perpara ne protesta deri ne rrezimin e ketij diktatori gjakepires.

Shto koment

Denonco