Biznesi zbulon gënjeshtrën e Ramës, Tabaku: U premtoi zero taksa dhe iu faturoi fiskalizimin!

Biznesi zbulon gënjeshtrën e Ramës, Tabaku: U premtoi zero taksa dhe iu faturoi fiskalizimin!

12:19, 15/06/2021
A+ Aa A-

Jorida Tabaku, deputetja e zgjedhur e PD-së, ballafaqoi sot premtimin e qeverisë për zero taksa ndaj biznesit me kërkesën e radhës ndaj tij, fiskalizimi, për të dalë në konkluzionin se edhe këtë herë Rama gënjeu.

Tabaku ka dalë vetë në dyqanet e zonës së saj elektorale dhe ka folur me shitësit, që duhet të përballen me këtë moment të vështirë vetëm dy muaj pasi qeveria Rama fitoi mandatin e saj të trerë për katër vite me radhë.

Qëllimi i këtyre takimeve të deputetes ka qënë i qartë: të japë shpresë për ndryshim!

“I gënjeu bizneset! U premtoi zero taksa por u ka faturuar taksën e fiskalizimit, - shkroi Tabaku në Fb. - Si në çdo palë zgjedhje, premtojnë diçka që nuk do ta mbajnë. Gënjejnë ditën për diell për t’u hedhur hì syve të shqiptarëve dhe për t’i zhytyr edhe më shumë në varfëri.

Takova sot biznese në një nga zonat e mia elektorale, dega 2, ku u informova për kërkesën e radhës të qeverisë me emrin taksa e fiskalizimit.  Një taksë që është në fakt një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 mln euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar.

Kështu i gënjen Rama shqiptarët, bizneset, të punësuarit. Kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.

Ne jemi ndryshe! Nuk gënjejnë në premtime! Nuk shfaqemi vetëm për fushatë pasi besojmë tek demokracia dhe tek fryma sipërmarrjes. Do të jemi çdo ditë jo vetëm për të denoncuar por për të dëgjuar! Qytetarët janë burimi i frymëzimit tonë!” ka theksuar Tabaku.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco