EMRAT/ I përdori për fushatë, Rama nis spastrimet e drejtorëve

EMRAT/ I përdori për fushatë, Rama nis spastrimet e drejtorëve

10:54, 09/06/2021
A+ Aa A-

Kryeministri ka firmosur largimet e para të drejtorëve të mëdhenj të administratës shtetërore, pasi i përdori rëndshëm për fushatën zgjedhore.

Siç e kishte lajmëruar gazeta “Panorama”, lëvizjet e para të këtij mandati do të ishin drejtorët e mëdhenj në nivel qendror, rajonal dhe bashkiak. Ish-zv.ministri i Infrastrukturës, Hantin Bonati, është emëruar në krye të Albcontrol, duke zëvendësuar Mina Kustën. Vetëm pak  ditë më parë Bonati u lirua nga detyra me një vendim qeverie si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bonati e mbante detyrën si zv.ministër i MIE që nga tetori i vitit 2017. Ndërsa Ergys Verdho është shkarkuar si kreu i ARRSH-së dhe është emëruar drejtor i KESH-it. Verdho zëvendësoi Benet Becin, i cili u zgjodh deputet i qarkut të Shkodrës. Në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar është emëruar Evis Berberi.

Disa lëvizje të detyrueshme pritet të bëhen edhe për shkak të zgjedhjes si deputetë të drejtuesve të  enteve të rëndësishme publike, lëvizje do të ketë edhe në drejtori të tjera.

Ajet Zyberi zuri vendin e drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, e cila u emërua dy javë më parë zv.ministre e Mbrojtjes. Por mësohet se lëvizjet do të prekin dhe tatimet e doganat, por dhe agjenci të rëndësishme shtetërore. Përtëritja e  rejtuesve kryesorë të administratës publike pritet të bëhet nga kabineti aktual, ndërsa Kryeministri u shpreh dy ditë më parë se qeveria e re do të duhet të krijohet pas sezonit veror.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha gjatë fjalës së tij në Parlament se do të largohen të gjithë ata punonjës të administratës të korruptuar, të  cilët nuk u kanë dhënë shërbime qytetarëve. Ai shtoi se do të rishihen të gjitha procedurat tenderuese që janë zhvilluar në institucionet publike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Flamur09/06/2021 19:31

. Irë ua bën, këta e bënë mirë punën e gojës dhe tash ramës nuk i duhen gojë palarër, kërkon ftyra të reja, klrkon elisa spiro-palla.

Gj 09/06/2021 13:42

Ryeminister horr ,idjot hajdut,e tera te keqiat i ka,ai nuk eshre per popull kurrr

Shqiptari09/06/2021 11:51

SIPAS TUALET BALLËS, DO TË LARGOHEN NGA ADMINISTRATA VETËM TË KORRUPTUARIT, NDËRSA HAJDUTËT DHE KRIMINELËT DO TË NGRIHEN NË DETYRË!

t09/06/2021 11:28

Show i radhes,a thua se shqiptaret nuk e dine se do zevendesohet m....me sh.....

Shto koment

Denonco