‘Mafia drejton sot Shqipërinë’, Maliqi thirrje deputetëve socialistë: Votoni kundër shkarkimit të presidentit

‘Mafia drejton sot Shqipërinë’, Maliqi thirrje deputetëve socialistë: Votoni kundër shkarkimit të presidentit

10:39, 09/06/2021
A+ Aa A-

Deputeti Lefter Maliqi, në një deklaratë për mediat, u shpreh se sot, Shqipëria drejtohet nga mafia.

Maliqi iu ka bërë thirrje deputetëve socialistë, që të votojnë kundër shkarkimit të presidentit, ndërsa tha se shtatori do jetë viti i ndryshimit për vendin.

“Ky parlament ka punuar për të pasuruar disa njerëz, për të ndryshuar 5 qershorin duke arritur masakër elektorale, ashtu siç bëri edhe me aktin antikushtetues KÇK. Kjo është një seancë qesharake, aktrim, estradë. Sot nuk bëhet fjalë për shkarkiim të presidentit, Kushtetuesja vendos. Nuk ka shkelje të rëndë që të shkarkohet presidenti, pasi mbron Kushtetutën. Rama ka ngritur prej kohësh alibira.

Një pjesë e ndërkombëtarëve e duan Ramën që të mbushë Shqipërinë me afganë e libianë e për ndryshim kufijsh. Ruçi ka thënë “O Talo të rëntë tënja”, atëherë thoshte për PD, sot duhet ta themi për këtë njeri që është Rama. Shtatori do jetë me protesta, jam i bindur se vendi është zhytur në krim ekstrem dhe varfëri, sepse ka vrasje makabre, vjedhje, grabitje, Shqipëria është ku thërret qameti. Një mafie drejton sot Shqipërinë dhe uroj që gjithçka të kthehet në normalitet. Ju bëj thirrje deputetëve socialistë, votoni kundër shkarkimit të presidentit. Këta kanë thënë se “pushteti merret me grykën e pushkës” dhe paska probleme pse ka deklaruar presidenti “merrni kosoret”. Shtatori do jetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaroi Maliqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco