Ilir Meta: Vendi ynë do të vazhdojë të jetë partner i denjë i NATO-s

Ilir Meta: Vendi ynë do të vazhdojë të jetë partner i denjë i NATO-s

10:49, 04/05/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar masimalisht, zhvillimin e stërvitjes ushtarake të NATO-s në Shqipëri dhe ka theksuar se "vendi ynë do të vazhdojë të jetë një partner dhe anëtar i denjë i Aleancës,"

Në mesazhin e tij në Fb, pas ceremonisë, Meta u shpreh: " Shumë suksese stërvitjes së përbashkët ushtarake të NATO-s “Immediate Response 21” (Defender Europe 21).
Shqipëria, anëtare e NATO-s, ndihet e vlerësuar, se i është besuar detyra dhe përgjegjësia e vendit pritës për një nga stërvitjet më të mëdha në rajon, rol që do ta justifikojë plotësisht.

Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj NATO-s është unanime, ashtu sikundër vokacioni europian i kombit tonë.

Vendi ynë do të vazhdojë të jetë një partner dhe anëtar i denjë i Aleancës, me synimin e qartë të përmbushjes së objektivave dhe vullnetit të popullit për t’u bërë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe europiane.

Jam i bindur se përmes kësaj stërvitjeje të përbashkët do të dëshmojmë se jemi të gatshëm në çdo kohë të mbrojmë vlerat e lirisë, paqes dhe demokracisë në të gjithë hapësirën euroatlantike dhe jo vetëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco