Kush është simpatizanti i PD i plagosur në Kavajë

Kush është simpatizanti i PD i plagosur në Kavajë

20:05, 19/04/2021
A+ Aa A-

Bledi Oshtuni, simpatizant i Partisë Demokratike, u qëllua këtë pasdite me armë zjarri në brenda zyrës elektorale në Kavajë. Syri Tv ka siguruar foton e Okshtunit.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shtetasin Ndriçim Jonuzi me mbiemër të ndryshuar Tahiri, një person me precedentë penalë.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti  për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik  dhe  ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco