SHBA tregon korrupsionin e madh qeveritar, Rama: Vetëm unë e bëj drejtësinë!

SHBA tregon korrupsionin e madh qeveritar, Rama: Vetëm unë e bëj drejtësinë!

11:17, 03/03/2021
A+ Aa A-

Në të njëjtën ditë (3 mars 2021) që Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vet për krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin në Shqipëri, Edi Rama, ka marrë guximin që ta shpall veten kalorës së luftës kundër këtyre fenomeneve, të cilat në qeverisjen e tij 8 vjeçare kanë lulëzuar më shumë se kurrë.

Duke mos pasur asnjë program dhe kauzë të qenësishme elektorale, ditën e sotme kryeministri e ka shpallur veten gardian të Reformës në Drejtësi dhe për këtë ka kërkuar një mandate të tretë.

Faktikisht Reforma në Drejtësi është votuar në unanimitet të plotë nga 140 deputetë në verën e vitit 2016, mes të cilëve edhe ata të opozitës reale, PD-LSI.

Nga ana tjetër Lulzim Basha ka deklaruar sistematikisht, se pas fitores së 25 Prillit kjo reformë nuk do të preket dhe se do të mbahet larg nga ndërhyrjet e politikës, siç ka bërë Rilindja veçanërisht këto dy vitet e fundit.

Raporti i DASH konstaton se, “Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020”, kurse Rama premton se do të çojë përpara drejtësisë ata që e kanë shkaktuar këtë situatë. Pra ministrat dhe drejtorët e tij nëpër institucione të ndryshme të zhytura në skandale.

Raporti  DASH thotë se, “Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare”, Rama deklaron se ndërkombëtarët po e mbështesin për të bërë drejtësi!

Raporti i DASH shkruan se, “Vendi ka një ekonomi të madhe parash të dyshimta dhe sektor informal me flukse të konsiderueshme parash nga jashtë në formën e remitancave dhe investimeve të ndryshme", Rama thotë se “Batakçinj dhe pisanjosë që kanë njollosur PS duke futur duart e tyre në xhepin tuaj, ka pasur dhe ka plot, por PS është një karakter i pakrahasueshëm me të tjerët në fushën e ndeshjes”!

Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit e nxin mënyrën e qasjes së qeverisë Rama ndaj krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit të lartë shtetëror, Rama iu thotë shqiptarëve; më jepni një mandate të tretë pasi, “Shumë kush nuk e kupton pse partnerët tanë bëjnë deklarata që tingëllojnë si mbështetje ndaj PS dhe ndaj meje, por ka vetëm një arsye për mbështetjen e tyre, reforma në drejtësi dhe ardhmja e drejtësisë në Shqipëri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco