Erion Dasho thirrje Bashës: Ndëshko të gjithë ata që gënjyen me numrin e të vdekurve nga Covid

Erion Dasho thirrje Bashës: Ndëshko të gjithë ata që gënjyen me numrin e të vdekurve nga Covid

18:07, 25/02/2021
A+ Aa A-

Në takimin e organizuar nga kreu i PD, Lulzim Basha me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, foli edhe mjeku Erion Dasho, që kërkoi ndëshkimin e të gjithë zyrtarëve që kanë gënjyer për shifrat vdekjeve nga pandemia.

Dasho: Përgjegjësit e kësaj katastrofe duhen ndëshkuar. Këto mijëra vdekje duhet të ndëshkohen. Thirrjet për qeverinë në vesh të shurdhër deri më 25 prill. Ndëshkimet nuk janë shpikje shqiptare.  Ministrat në Francë e Itali janë përpara drejtësisë për keqmenaxhimin.

Basha: Kjo që po përjetojmë rezultat i një dështimi 8-vjeçar. Jo rastësisht jemi të tretët në botë për numrin e viktimave.

Dua t'ju garantoj një ndryshim të plotë të përqasjes pas 25 prillit. Kurrsesi nuk do të bëj vetë administrimin e pandemisë. Administrimin do t'ua lë në dorë profesionistëve. Këta profesionistë do të kenë shtetin në krah. Të gjitha mjetet në dispozicion për ekipin e menaxhimit të pandemisë. Komiteti përdoret si fasadë nga Rama.  Profesionistët në ballë të administrimit, shteti në mbështetje.

Mjeku Rustem Celami: Gratë shtatzëna vuajnë nga mungesa e informacionit.

Gratë me COVID mund të kryejnë lindje vetëm në spitalet COVID në Tiranë.

Thirrjet për qeverinë në vesh të shurdhër deri më 25 prill.

Basha: Kemi vetëm veten dhe Zotin, qeveria i ka braktisur qytetarët.

Fabjan Cenko: Të dhënat e mbledhura duhen shfrytëzuar për të hartuar politika.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco