‘Të votojmë atë parti që mban fjalën’, Kryemadhi: Rama nuk di të mbajë premtimet

‘Të votojmë atë parti që mban fjalën’, Kryemadhi: Rama nuk di të mbajë premtimet

09:17, 24/02/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me gratë e njësisë nr. 5 Tiranë. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se ai nuk di që të mbajë premtimet. Ajo pohoi se integrimi në BE ka ngecur, pasi vijojnë të shtohen kushtet. Kryemadhi tha se Rama rriti taksat dhe koston e jetesës.

“Rama nuk di te mbaje premtimet. Integrimi ne BE ka ngecur, ndaj vijojne te shtohen kushtet. Rama rriti taksat, rriti koston e jetesës. LSI është forca politike që e mban fjalën. Paguajmë faturën më të lartë të ujit ne rajon. Duhet te votojme ate parti qe mban fjalën. Policia është “ne funksion” te gjobave. Te rinjte kane pasiguri, ndaj kerkojne largimin. Shqiperia eshte nje vend i jashtëzakonshëm.”, tha Kryemadhi. Mes të tjerash ajo deklaroi se Rama kerkon perfitime personale, duke shtuar se ai është i paaftë te ndertoje siguri.

Kryemadhi nënvizoi rëndësinë e grave në angazhimet politike. “Pa gratë është i pamundur krijimi i LSI qe eshte sot. 5 prioritetet tona janë te panegociueshme”, pohoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco