U infektua pasi mori vaksinën/ Pipero: Rasti im është i pari në vend

U infektua pasi mori vaksinën/ Pipero: Rasti im është i pari në vend

20:49, 27/01/2021
A+ Aa A-

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, reagoi pas lajmit se është infektuar me koronavirus, edhe pse kishte bërë vaksinën kundër Covid-19 para 14 ditësh. Pipero thotë se rasti i tij është i pari në Shqipëri, por nuk është rast i rrallë në botë. Lexoni më poshtë mesazhin e tij.

STATUSI I PIPEROS

Me ndodhi dhe mua!

Nga dje ne mesdite edhe une si mjaft kolege te mi rezultova pozitiv me Sars Cov 2 (Covid 19), dhe tani ndodhem ne kushte shtepie me trajtim mbeshtetes.

Per shkak te situates shendetesore, edhe pse me simptoma te lehta, por edhe te ngarkeses psikologjike normale ne kete situate, e kam pasur te pa mundur te ndjek njoftimet e mediave, te cilat i falenderoj pa perjashtim, duke ju kerkuar ndjese pa fund qe nuk e kam pasur te mundur t’i pergjigjem interesimit te tyre shume profesional dhe njerezor. Jam i sigurt qe kam mirekuptimin e tyre ne kete situate.

Falenderoj dhjetra miq, nuk e dija qe kisha kaq shume, qytetare, kolege dhe politikane qe me kane telefonuar e uruar sherim te shpejte, duke me ofruar dhe ndihme te pa kursyer nese situata shendetesore do e kerkoje.

Nje mik gazetar e  kishte krahasuar Covid 19 me nje "rulete ruse", dhe eshte krahasim i gjetur, po kaq e vertete eshte edhe perpjekja mbinjerezore e bluzave te bardha kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, qe jeten e pacienteve te semure me Covid 19 te mos e leme ne "dore te fatit rulet ruse", por ti mjekojme e sherojme.

Une kam mjekuar me qindra qytetare deri tani, por tashme jam pacient, dhe nje pacient i veçante, i veçante per faktin se une jam infektuar pasi jam vaksinuar. Dhe ky fakt shtron mjaft pikëpyetje, nje pjese e te cilave me ndihmen e kolegeve ka mare pergjigje qe sot, nje pjese presin pergjigje, ndaj se bashku me koleget e Institutit te Shendetit Publik po punojme per investigimin e rastit tim me te gjitha aspektet dhe se shpejti besoj do kemi nje pergjigje te plote.

Rasti im nuk eshte dhe nuk do te jete i vetmi, por ne vendin tone ndoshta eshte i pari, pasi raste te tilla jane raportuar ne shume vende te botes, vecanerisht me Izrael, ku eshte vaksinuar me shume se 30% e popullsise, dhe kjo ndodh e mund te ndodhe mbas marjes se dozes se pare te vaksines, pasi duhen se paku 2 jave te filloje prodhimi i antitrupave (per  hir te se vertetes analizat serologjike te bera ne disa laboratore, perfshire dhe Laboratorin Virologjik te ISHP konfirmojne IgG pozitive ne rastin tim) dhe ne fund te javes se trete niveli i imunitetit arrin 70-80%, e nje jave pas dozes se dyte mbrojtja eshte e sigurte dhe maksimale. Ndaj eshte shume e nevojshme qe pas dozes se pare te vaksines te vazhdojme te kemi te njejtin kujdes si cdo person i pa vaksinuar. Kjo keshille vlen per te gjithe, sot per bluzat e bardha ne proces vaksinimi, dhe neser edhe per qytataret deri ne marjen e dozes se dyte te vaksines.

Duke iu falenderuar te gjitheve, shpresoj dhe lutem ta kaloj sa me lehte kete sprove te veshtire, dhe besoj fort se do kem dhe mbeshtetjen dhe lutjet tuaja! Falemnderit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hata28/01/2021 07:45

Shtrohu ne Spitalin infektiv se te sherbejne koleget e tu Pipero.Ruajna Zot se mos te ngatrojne me ndonje tjeter e ta fusin ne intubim.Keq e ke punen do akuzohesh per mashtrim perndryshe shpejt ne intubim i mjeri ti?!

Vendi yne 27/01/2021 22:38

Ti e reklamove shume kete vaksine.Me vjen keq per ty si njeri qe je infektuar por si doktor mos bej me reklama i detyruar nga leku apo politika.Ne kohen e komunizmit kur u jepje mesim ushtareve qe benin kurs infermieri ke qene shume arrogant dhe beje si i forte.Kurse tani je bere lavire e politikes

...27/01/2021 22:27

Mos bini ne gracken e Rames! Pipero gezon shendet te plote, por duhej pak zhurme per te mbuluar mutin e N’drangheta’s. P. S. Pipero pagoi 120,000 leke per tamponin tek klinika e tij?

Shqiptari27/01/2021 21:01

PO ATO NUK ISHIN VAKSINA ANTI-COVID, O TYÇ!!! ISHIN THJESHT UJE FIZIOLOGJIK ME ETIKETA FALLCO ANTI-COVID-19, SA PER PROPAGANDE. PRANDAJ SATRAPI I SURRELIT E MBAN SEKRET DHE NUK E TREGON ORIGJINEN, PRODHUESIN DHE NGA ERDHEN E KUSH I SOLLI ATO TE ASHTUQUAJTURA "VAKSINA" PROPAGANDISTIKE ELEKTORALO-POLITIKE!! ATO ISHIN NJE MASHTRIM TEPER I TRASHE, TE BESUESHME VETEM PER IDIOTET, BUDALLENJTE, ANALFABETET DHE GOMERET E RILINDJES DHE JO PER SHQIPTARET MINIMALISHT ME FARE PAK TRU DHE ME INTELIGJENCE MINIMALE! PIPERO I SHKRETE DHE TE GJITHE PIPEROT E KULLE-STADIUMIT "AIR ALBANIA", ISHIN THJESHT KAVIET E PROPAGANDES MJERANE TE SATRAPIT TE SURRELIT!

Shto koment

Denonco