Lajmi i fundit

FOTO/ Dy tërmete tronditin juglindjen, panik te banorët

300 mijë të punësuar? Rama: Kam shtuar 225 mijë të punësuar deri tani

300 mijë të punësuar? Rama: Kam shtuar 225 mijë të punësuar deri tani

11:54, 19/01/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mbajti sërish një konferencë të stërgjatë për median, duke folur për ekonominë.

Megjithatë thuajse asgjë nuk mbeti sërish në mendjen e gazetarëve dhe të opinionit publik.

Rama u pyet se ku i ka 300 mijë të punësuarit që kishte premtuar kur ishte në opozitë. Ai tha se deri më tani janë 225 mijë të punësuar më shumë.

“Ne kemi premtuar 300 mijë vende pune dhe sot thjesht duke iu referuar shifrave, jo anketimeve, jo statistikave të nxjerra nga anketimet, por shifrave të regjistrit të punës në Republikën e Shqipërisë, hapeni dhe shikojeni, ju që jeni ndërmjetësit mes palëve në skenën politike apo në mexhelisin e debatit publik dhe qytetarëve. Thojuni njerëzve nëse është apo nuk është e vërtetë që në regjistrin e punës të Republikës së Shqipërisë në vitin 2013 kishte 473.506 vetë të regjistruar dhe në fund të 2019 kishte 698.235 punonjës të regjistruar, janë apo nuk janë 225 mijë më shumë që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të punës së tyre”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri tha se e kërkon mandatin e tretë të qeverisjes për të formalizuar ekonominë.

“Duke sjellë krahasimin me rindërtimin mund të thuhet se nëse sot kantieret tona të rindërtimit dhe secili le të sjellë me imagjinatën e tij para sysh Laçin apo Fushë-Krujën apo Thumanën, apo cilindo tjetër kantier, janë faktikisht një pasqyrë e një situatë ku është vendosur e gjitha infrastruktura nëntokësore, janë vendosur themelet, janë ngritur karabinatë, por faktikisht nuk është ende një situatë e banueshme, në sensin e funksionalitetin e plotë të atyre godinave për të cilat vazhdon puna që të pajisen me të gjitha sistemet e brendshme dhe përfundimisht nga kantiere të kthehen në vendbanime. Kjo është situata edhe në këtë sektor dhe çdo sektor. Por ama krahasuar me të djeshmen, është një situatë qartësisht e ndryshme dhe është një situatë ku qartësisht mund të shihet e nesërmja, ndërkohë që e djeshmja ishte si situata pas tërmetit. Si situata pas tërmetit ishte dhe situata e llogarive të shtetit, ishte dhe situata e të gjitha të dhënave në aspektin ekonomik dhe fiskal,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti19/01/2021 13:36

po funderrin njerezore po , ke perzen nje miljon shqiptar nga vendi i tyre dhe ke hequr qindra mijera nga puna me ato politikat e tua te mbrapeshta te pastrimit etnik, jepi Esadist i ndyr se ike ditet e numuruara

Daj Jaku19/01/2021 13:03

Nga 175 të punësuar në kryeministri i bëre 1000, mbushe bodrumet e institucioneve me laperë me rrogë shteti, me detyrë të mbushen rrjetet sociale me lëvdata për kryeministrin. Dhjetfishimi i punonjësve publikë që nuk prodhojnë absolutisht asgjë, veçse konsumojnë taksat e sektorit prodhues duke e atrofizuar deri në vdekje. Ti nuk ke shtuar asnjë kokërr punësimi efektiv, veçse ke falimentuar mijëra bisnese dhe ke larguar nga Shqipëria qindra mijë rini shqiptare që nuk kanë pranuar të vetmen mundësi punësimi në Shqipëri, dmth të lëpijnë bythën tënde të palarë. Je një gënjeshtar mashtrues patollogjik i pa turp. "Mungesa e plotë e turpit është simptoma e çmëndurisë totale". Sigmund Freud, babai i psikollogjisë moderne.

Vendi yne 19/01/2021 12:46

I ka punesuar ne Gjermani dhe shtepite e hashashit ne Hollande dhe Gjermani

Bani19/01/2021 12:13

O k... le nam

Shto koment

Denonco