‘Tirja është Edi Rama’/ Opinioni publik shpërthen me zemërim

‘Tirja është Edi Rama’/ Opinioni publik shpërthen me zemërim

18:49, 13/01/2021
A+ Aa A-

‘Tirja është Edi Rama’, ‘Kjo është qeveria e Tirës’. Këto janë disa prej komenteve të zakonshme që po bëhen orët e fundit online. Rrjetet sociale kanë shpërthyer me zemërim pas publikimit të një skandali, ku një sanitare zhvat miliona nga familjarët e një pacienteje në spitalin Covid2.

Vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

Për komentuesit e shumtë, fajtor për këtë situatë është kryeministri Edi Rama dhe sistemi shëndetësor ‘falas’ që ai ka ndërtuar këto tetë vite.

Ndiqini më poshtë disa prej batutave dhe memeve më pikante:

ARTAN KONI

Tirja 7000 Euro - SPAK e ndjek me Ferrari.

Ilir Beqaj 400 milionw euro PPP - SPAK e ndjek me qerre.

AGIM XHAFKA

-O ba, do martohem me Besnikun. Është çun i mirë,por dhe shumë i pasur.

-Ka ndonjë biznes i ati?

-Jo, jo. Po e ëma punon sanitare në spital.

GENC SEJKO

Vilma i merr pa bërë asgjë. Tirja të paktën pastronte halet.

YLLI DYLGJERI

Përgjigje flakë për flakë e sanitares Tire Allishvereshi  për Ministrinë e Shëndetësisë: Të më merrni të keqen Ju dhe ato lart që më pushuan nga puna, me sa kam fituar do shkoj të punoj në Dubai, ka negociuar ekipi...-  Zëdhënësi i Tire Allishvereshit

LOLITA

Kështu është kur infermierët ikin ne Gjermani. Bëhet sanitarja infermiere.

EDI OGA

Tirja nuk është si Krishti, që po ta kryqëzojmë, merr mbi vete mëkatet e të gjithë punonjësve të spitaleve!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Vendi yne 15/01/2021 10:16

    I vrafte zoti,mallkuar qofshin se e demolizuan dhe gjenociduan kete vend dhe kete popull

    Gj 13/01/2021 21:50

    qeveea qe duam ,shendesia falas,mma jepni timonin vetem ,,Shalsi ne do vjedhim ndryshe ,i vraft ZOTI se na miren ne qaf .

    Shto koment

    Denonco