'Qeveria nuk ndihmon nevojtarët, por i fal 37 milionë USD Safet Gjicit'

'Qeveria nuk ndihmon nevojtarët, por i fal 37 milionë USD Safet Gjicit'

11:58, 24/12/2020
A+ Aa A-

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, i ka dhënë rreth 37 milionë dollarë punime tenderësh për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 6 nëntorit 2019, një bashkimi shoqërish të kryesuara nga kompania Kevin Construction, themeluar nga Safet Gjici.

Kompania fituese nuk është operatori që ka dhënë ofertën më të ulët ekonomike, ashtu siç nënvizohet në kriteret e përzgjedhjes së përcaktuar nga vetë institute i drejtuar nga Dritan Agolli.

Dhe nga ana tjetër për flitet për një biznes shumë pranë një përfaqësuesi të lartë politike të mazhorancës si Safet Gjici, kryetar bashkie, drejtues politik i Partisë Socialiste për Kukësin, i cilinë prag fushate elektorale arrin të marrë miliona dollarë tenderë nga buxheti i shtetit.

Hajdutët e fatkeqësisë!

Nga Jorida Tabaku.

Qeveria që nuk ndihmon nevojtarët por i fal 37 milionë dollarë Safet Gjicit. Taksat e shqiptarëve Edi Rama ia fal Safet Gjicit për interesa elektorale të PS ndërsa shqiptarët rrinë në qiell të hapur.

Më kot presin shqiptarët paketë ndihme nga Rama në kohë pandemie, paketë shpëtimi dhe rindërtimi. Rama taksat e tyre i çon në xhepin e Safetit për të blerë nevojtarët dhe për t'u pasuruar.

Në 25 prill do ti tregojmë vendin hajdutëve të fatkeqësisë. Atyre që për 7 vjet vodhën buxhetin edhe në kohë fatkeqësie. Së bashku do të hapim një kapitull të ri për vendin!

T’i japim fund kohës së Gjicëve dhe abuzimit me taksa në kurriz të shqiptarëve! Rama është arsye e thellimit të krizës përmes keqmanaxhimit dhe vjedhjes në kohë pandemie, një hajdut edhe në kohën e një flame të tillë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco