Shqipëria 'me financa në gropë', do kërkojë tjetër borxh 500 mln euro

Shqipëria 'me financa në gropë', do kërkojë tjetër borxh 500 mln euro

13:37, 02/12/2020
A+ Aa A-

Shqipëria do të detyrohet të dalë në tregjet ndërkombëtare sërish, me një Eurobond relativisht të madh, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Parashikimi nuk mjaftohet me kaq, pasi institucioni projekton që në 2022 të jetë dalja e radhës në tregjet ndërkombëtare të qeverisë shqiptare, për të lëshuar eurobondin me vlerë 500 milionë euro në mënyrë që të mbulojë nevojat e mëdha për financim në kohë aspak të lehta për financat publike të vendit. Për eurobondin e 2025-ës ndërkohë nuk ka asnjë parashikim konkret.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, ky parashikim është ai i skenarit më optimist, pra në kushtet aktuale. Në skenarin më negativ, pra në rast se pandemia dhe kriza ekonomike që e shoqëron do të përkeqësohej, Shqipëria do të kishte shumë të vështirë të dilte në tregjet ndërkombëtare, e po ashtu do të ishte i kufizuar edhe financimi nga tregu i brendshëm, nënvizon institucioni me bazë në Ëashington.

Pra, në rastin më të mirë, Shqipëria do të detyrohet të marrë sasi të tjera të mëdha borxhi, duke rritur për rrjedhojë borxhin publik e duke vendosur nën presion të mëtejshëm financat publike, ndërsa në skenarin më të keq, s`do ketë nga ku të marrë borxh, ndërkohë që kërkesa për financim do të jetë mjaft e lartë.

Kujtojmë se qeveria shqiptare gjatë këtij viti doli në tregjet ndërkombëtare me një Eurobond prej 650 mln eurosh, për të financuar pagesën e eurobondit të vjetër, prej 450 mln eurosh, por dhe për të ndihmuar disi financat në një kohë që vendi ishte në mes të dy krizave, asaj të tërmetit të 26 nëntorit, dhe asaj të pandemisë. Kujtojmë se raporti i post monitorimit të FMN vjen pas konsultimeve të vazhdueshme edhe me qeverinë shqiptare dhe institucionet kryesore të financave në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku02/12/2020 14:44

I duhen urgjent bablokut për ti vjedh me atë konçesionin e ri të kolaudimit të automjeteve. Deri më 25 Prill do vidhen e do derdhen miljardat për të vjedhur e blerë pushtetin, ndërsa populli të hajë bar e të mos hajë mut të rrevoltohet.

Shto koment

Denonco