Tabaku: FMN, borxhi jashtë kontrollit, buxheti të ndalojë çdo shpenzim të panevojshëm

Tabaku: FMN, borxhi jashtë kontrollit, buxheti të ndalojë çdo shpenzim të panevojshëm

15:01, 01/12/2020
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku

Sot, ekonomia Shqiptare po vuan si rezultat i rritjes 8 vjeçare të taksave, i abuzumit dhe mungesës së vizionit.

Raporti i fundit i FMN ngriti të njëjtat shqetësime që opozita ka kohë që i ngre:

- Qeveria duhet t’i hapĂ« rrugĂ«n mbĂ«shtetjes vetĂ«m tĂ« aktiviteteve esenciale nĂ« buxhet dhe tĂ« ndihmojĂ« mĂ« vulnerabĂ«l, pĂ«rfshirĂ« edhe mos harxhimin e parave pĂ«r shpenzime jo prioritare duke pĂ«rmirĂ«suar eficencĂ«n e shpenzimeve. Kjo Ă«shtĂ« urgjente shpenzimet e buxhetit kanĂ« nevojĂ« pĂ«r njĂ« rishikim dhe pĂ«rmbajtje tĂ« shpenzimeve pĂ«r tĂ« menaxhuar situatĂ«n.

- Ndryshimet e vazhdueshme dhe pa bazë të politikave fiskale duhet të shmangen, sepse kanë dobësuar sistemin fiskal.

- Autoritetet duhet të përgatiten në rastin e masave të kontigjencës në rast të një ashpërsimi të situatës nga pandemia.

FMN konstaton se Shqipëri ka pasur një rënie ekonomike që në 4 mujorin e fundit të 2019 dhe arriti në -10.4% në tremujorin e dytë të 2020, ndërkohë që të gjithë treguesit e ekonomisë janë në përkeqësim:

Deficiti buxhetor u zgjerua në gjysmën e dytë të 2020 duke reflektuar rënien e turistëve, eksporteve dhe remitancave, të ardhurat nga taksat gjatë periudhës Janar-Shtator ranë me 10.6% nga viti i shkuar dhe goditjen më të madhe e dhanë taksat e të ardhurave dhe fitim që u prek rëndë (rënie me 29%).

Të gjitha këto lidhen me mungesën e strategjisë së Ramës gjatë pandemisë, me korrupsionin galopant që ka shoqëruar çdo vendim të qeverisë dhe ato në kohë fatkeqësie dhe me mungesën e paketa për ndihmën.

Sot, Shqipëria rendit ndër vendet me borxhin më të lartë i cili rrezikon të shkojë në 88%, dhe ishte pikërisht ky borxh që e pengoi atë të jepte ndihmë në kohën e pandemisë, duke rezultuar në ndihmën më të vogël në Ballkanin Perëndimor.

Për vitin e ardhshëm vlera e kontratave të PPP pritet të shkojë në 50% të produktit të brendshëm bruto edhe pse FMN vazhdon të këshillojë alokimin e fondeve për njerëzit në nevojë.

Ndërkohë që në lidhje me fondet e rimëkëmbjes ku ka një korrupsion të lartë thuhet që është e domosdoshme që të sigurohet një prokurim i duhur publik, një mbikëqyrje strikte, një monitorim adeguat dhe një raportim i saktë (përfshirë edhe publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit) dhe një audit i pavarur i fondeve që të jetë i jashtëm.

Shqiptarët nuk duan një kryeministër që e kalon kohen ne FB dhe Instagram, por që lufton vërtet epideminë dhe mbështet ekonominë. Një qeveri që do të sjellë shpresë për njerëzit.

Na duhet një duhet nje qeveri që punon për të rindërtuar vendin dhe për të shëruar plagët e ekonomisë të hapura këto 8 vite.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis01/12/2020 15:36

Ramiçi eshte nje hajdut dhe kopil blloku, nga ai dhe sekti i tij kriminal dhe antishqiptar nuk pritet asgje e mire per vendin, Edveroviç Ramiçi duhet shporrur me çdo çmim nga pushteti.

Shto koment

Denonco