Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Shqipëria mbyllet javën tjetër: Rama e refuzoi propozimin e parë

Shqipëria mbyllet javën tjetër: Rama e refuzoi propozimin e parë

13:49, 28/11/2020
A+ Aa A-

Qeveria dhe kryeministri Edi Rama i refuzuan këshillat e ekspertëve për të mbyllur vendin gjatë fundjavës. Syri TV siguron dokumentin ekskluziv, ku Komiteti i Ekspertëve iu ka sugjeruar mbylljen prej orës 22:00 të së premtes deri në orën 6:00 të së hënës, por që nuk është vënë në zbatim. Këto masa u shtynë me një javë dhe pritet të zbatohen fundjavën e ardhshme. Refuzimi i vendimit të Komitetit të Ekspertëve nga qeveria ngre pikëpyetje mbi menaxhimin e pandemisë.

Shqipëria do të shkojë drejt një mbylljeje të dytë, fundjavën që vjen. Syri TV ka siguruar informacionet dhe një e-mail me vendimet e Komitetit Teknik të ekspertëve, që sugjeron këtë fundjavë, mbylljen totale të vendit, por që me sa duket nuk është vënë në zbatim nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në këtë dokument, sipas sugjerimit të Këshillit të Ekspertëve duhej të ndalohej lëvizja e qytetarëve nga ora 22: 00 e së premtes deri në orën 6: 00 të mëngjesit të së hënës dhe gjatë kësaj periudhe duhej të lejoheshin vetëm emergjencat, lëvizjet për arsye shëndetësore apo të domosdoshme, për të cilat duhet aplikim në e-albania.

Në pikën e dytë të kufizimeve parashikohej ndalimi i aktiviteteve tregtare nga e premtja në mbrëmje deri mëngjesin e së hënës, përveç farmacive, marketeve dhe dyqaneve ushqimore.

Ndërsa në pikën e tretë sanksionohet mbyllja e aktiviteteve si bare dhe restorante prej orës 10:00 të mëngjesit të së premtes deri mëngjesin e së hënës, përveç shërbimit “delivery”, i cili do të vijojë të funksionojë.

Pas zbulimit të këtij dokumenti, pikëpyetje të forta ngrihen mbi menaxhimin e pandemisë dhe marrjen parasysh të këshillave të Komitetit të Ekspertëve, që sipas kryeministrit janë ata që vendosin për çdo masë të marrë apo për protokollet e trajtimit mjekësor.

Po të njëjtat burime konfirmuan për Syri TV se masat e sipërcituara, të refuzuara nga Qeveria për t’u futur në fuqi, pritet të zbatohen fundjavën e ardhshme, por ato mund të rishqyrtohen me lehtësira nëse situata pandemike nuk do të ketë përkeqësim.

Madje zyrtarët e lartë janë kujdesur që në materialin qeveritar që pritej të bëhej publik, të përdornin nota patriotike gjatë adresimit ndaj qytetarëve.

Ky material niste me fjalinë se kush është patriot dhe e do kombin, për të mbrojtur familjen dhe jetën duhet të qëndrojë në shtëpi, duke vënë tashmë në dyshim nëse personat që kanë refuzuar të miratojnë vendimin e Komitetit të Ekspertëve, e duan më pak kombin.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini01/12/2020 17:21

Ore akoma merreni me ate komitetin e leshit qe e quajne te eksperteve? Por meqe qenkan kaq eksperte, pse nuk del njeri te thote se ka kaq apo aq muaj qe kryeministri nuk i pjerdh fare keshillat dhe rekomandimet e tyre? Te gjithe punonjes shteti jane dhe i ve ne rresht per nje si i gjati ashtu dhe ajo ministresha.

Korona Rivdekja28/11/2020 15:07

Mos kini merak se edhe pak do ju mbyllim në burg të gjithë qelbësirat Sorroiste majtas e djathtas meqë e kanë kaq qejf mbylljen dhe populli do jetojë më në fund i çliruar!

Shto koment

Denonco