Nga Tritan Shehu/
Kjo nuk është reformë. Është një antireformë, që synon të fshijë me një të rënë të lapsit historinë, identitetin dhe trashëgiminë e trevave tona.
Është filozofia e njohur e Ramës: “Bota fillon me mua.”
Asnjë respekt për shekujt e historisë, për traditat, për kontributet e brezave dhe as për nevojat e qytetarëve.
Libohova duhet të humbasë si njësi, sikur të mos kishte histori, identitet dhe vlera.
Memaliaj e Tepelena futen në të njëjtin “thes”, duke shpërfillur karakterin dhe kontributin e veçantë të secilës trevë.
Përmeti dhe Këlcyra përzihen në një ndarje artificiale, duke zbehur identitetin, traditat dhe trashëgiminë që kanë ndërtuar ndër shekuj.
Dropulli i gjuhes e tradites shqiptare e greke, trajtohet si nje “monedhe” shkembimi.
Kjo nuk është reformë për qytetarët. Është një ndërhyrje që rrezikon të dobësojë identitetin lokal dhe të shkëpusë lidhjen e komuniteteve me historinë e tyre.
Qarku i Gjirokastrës nuk është një hartë që mund të vizatohet sipas dëshirës së pushtetit. Ai është histori, kulturë, patriotizëm dhe kontribut kombëtar.
Sot nuk duhet të heshtim.
Të mbrojmë identitetin e çdo treve, historinë, të tashmen dhe të ardhmen e saj.
Historia nuk fshihet me një të rënë të lapsit.
© SYRI.net