Lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar me një mesazh në faqen e tij ne facebook për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti.
“Enrik Mehmeti do të mbahet mend gjithmonë nga familja dhe qyteti i tij si bir, bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor, si një gazetar i talentuar, i guximshëm, dhe avokat i vërtetë i interesit publik të qytetarëve të Vlorës”, shkruan lideri i opozitës.
Mesazhi:
Miq, ditë zije për familjen Mehmeti, për gazetarinë dhe mediat e vendit, por edhe Vlorën e banorën e saj gazetari i mirënjohur Enrik Mehmeti mbylli në moshën 40 vjeç tragjikisht sytë përgjithmonë.
Enrik Mehmeti do të mbahet mend gjithmonë nga familja dhe qyteti i tij si bir, bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor, si një gazetar i talentuar, i guximshëm, dhe avokat i vërtetë i interesit publik të qytetarëve të Vlorës.
Me këtë rast i shpreh familjes Mehmeti, miqve, të afërmëve dhe kolegëve te Enrikut ngushëllimet më të ndjera dhe lutem së bashku me ata që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin! #sb
© SYRI.net